Situatë e qetë gjatë festës së Pavarësisë, policia thotë se nuk pati incidente

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditëve festive për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, situata ka qenë e qetë dhe nuk janë shënuar incidente që do të ndikonin në mbarëvajtjen e manifestimeve. Zëdhënësi i Policisë , Daut Hoxha ka thënë për Periskopin se jashtë procesit festiv janë evidentuar incidente të natyrave të […]
Zëdhënësi i Policisë , Daut Hoxha ka thënë për Periskopin se jashtë procesit festiv janë evidentuar incidente të natyrave të ndryshme, poe që janë menaxhuar nga policia.
‘Jashtë procesit festiv, janë evidentuar incidente të natyrave të ndryshme, por te cilat incidente janë menaxhuar nga Policia e Kosovës sipas procedurave të parapara ligjore’, ka thënë ai për Periskopin.
Sipas policisë, gjatë këtyre ditëve edhe gjendja në trafik ka qenë e qetë në krahasim me herërat e tjera.
‘Gjatë ditëve festive edhe gjendja në trafikun rrugor ka qene më e qetë se herëve tjera, nuk ka pasur aksidente fatale, si dhe numri i aksidenteve me lëndime trupore dhe me dëme materiale ka qene i një trendi në rënie, respektivisht ka pasur më pak aksidente rrugore.’
Sipas tij, Policia e Kosovës ka realizuar me sukses planin e saj operativ për menaxhimin e situatës së sigurisë dhe mbajtjen e rendit gjatë zhvillimit të aktiviteteve manifestuese për shënimin e vitit jubilar të shtetësisë së vendit.
Përvjetori i pavarësisë është shënuar për 10 ditë rresht, ku u organizuan aktivitete të ndryshme./Periskopit/












