Me shtatë vota për, Projektligji për Demarkacion procedohet në Kuvend

Anëtarët e Komisionit për Punë të jashtme kanë miratuar procedimin e Projektligjit për Demarkacion me Malin e zi me ndryshimet që i ka propozuar Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton Periskopi. Para se të hidhej në votim për herë të dytë, deputetët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi dhe Fitore Pacolli që ishin present në këtë mbledhje, kanë […]
Anëtarët e Komisionit për Punë të jashtme kanë miratuar procedimin e Projektligjit për Demarkacion me Malin e zi me ndryshimet që i ka propozuar Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton Periskopi.
Para se të hidhej në votim për herë të dytë, deputetët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi dhe Fitore Pacolli që ishin present në këtë mbledhje, kanë kundërshtuar procedimin e këtij Projektligji.
Të shtatë anëtarët e pranishëm në këtë mbledhje të Komisionit votuan për.












