Shtabi i ushtrisë turke: Mbi 1, 590 militantë kurd janë “neutralizuar” (vrarë, kapur, dorëzuar)

Shtabi i përgjithshëm i forcave turke deklaroi se 1, 595 militantë kurd janë “neutralizuar” si pjesë e operacionit të koduar “Dega e Ullirit”. Autoritetet turke shpesh e përdorin fjalën “neutralizuar” që nënkupton militantë të kapur, vrarë ose dorëzuar. Gjithashtu, 674 “objektiva terroriste” janë shkatërruar nga sulmet ajrore që prej fillimit të operacionit ushtarak, njoftoi ushtria […]
Autoritetet turke shpesh e përdorin fjalën “neutralizuar” që nënkupton militantë të kapur, vrarë ose dorëzuar.
Gjithashtu, 674 “objektiva terroriste” janë shkatërruar nga sulmet ajrore që prej fillimit të operacionit ushtarak, njoftoi ushtria turke, raporton “Hurriyet”, transmeton Periskopi.
Më 20 janar, Turqia ka lëshuar operacionin ushtarak “Dega e Ullirit” e cila synon spastrimin e militantëve kurd në Afrin të Sirisë.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm Turk, operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit, si dhe të mbrojë sirianët nga shtypja dhe mizoria./Periskopi/












