‘Shqiptari më i urryer në botë’ po u pëlqen të burgosurve

‘Shqiptari më i urryer në botë’ po u pëlqen të burgosurve

Famëkeqi i “farmaceutikës” Martin Shkreli është pritur shumë mirë në burg, madje është bërë i pëlqyeri i të burgosurve, shkruan New York Post. “Ai ka krijuar muskuj burgu nën uniformën e kaltër të paraburgimit”, ka thënë një burim i afërt me mbrojtjen në paraqitjen e parë gjyqësore të mashtruesit që kur ishte futur në burg […]

“Ai ka krijuar muskuj burgu nën uniformën e kaltër të paraburgimit”, ka thënë një burim i afërt me mbrojtjen në paraqitjen e parë gjyqësore të mashtruesit që kur ishte futur në burg në muajin shtator.

Tashmë me mjekër, Shkreli, 34 vjeçar, duket së është përshtatur menjëherë në shtëpinë e tij të re në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit në Brooklyn.

“Të burgosurit po e pëlqejnë atë. Ata nuk i vendosin krahët mbi të dhe t’i thonë ‘më jep paratë’ siç iu bëjnë të burgosurve të tjerë… e donë atë”, ka thënë burimi për “The Post”, transmeton Koha.net.

Seanca ku Shkreli mund të dënohet deri në 20 vjet burgim për mashtrim të investitorëve do të mbahet më 9 mars.

Shkreli u bë i famshëm për ngritjen e çmimit të një medikamenti kundër AIDS-it, Daraprim, me 5 mijë për qind.

Avokati i Shkrelit, Ben Brafman, në lidhje me dukjen e re të tij, thotë: “Mendoj se mjekra i shkon shumë atij. Bazuar në rrethanat, mendoj se ai po e tejkalon këtë gjendje mjaft mirë”.

Para ndalimit në muajit shtator, ai kishte qenë liruar me kusht, por u kthye sërish në paraburgim pasi përmes faqes së tij në Facebook kishte bërë thirrje që ndjekësit e tij ta kapin për flokësh Hillary Clintonin dhe t’i marrin ndonjë fije floku në mënyrë që ai të ekzaminonte më pas ADN-në dhe të zbulonte shumë gjëra për atëherë kandidaten presidenciale të Demokratëve.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?