Shokon Donald Trump në deklaratën e fundit, shuan ëndrrat e shqiptarëve

Shokon Donald Trump në deklaratën e fundit, shuan ëndrrat e shqiptarëve

Në një fjalim të mbajtur këtë të premte, presidenti amerikan Donald Trump iu rikthye çështjes së lotarisë amerikane, duke përsëritur qëndrimin e tij për anulimin e programit. “Nuk dua më që në këtë vend të vijnë njerëz me lotari. Dua që të vijnë mbi bazë të meritave, njerëz me aftësi dhe që mund ta mbështesin […]

Në një fjalim të mbajtur këtë të premte, presidenti amerikan Donald Trump iu rikthye çështjes së lotarisë amerikane, duke përsëritur qëndrimin e tij për anulimin e programit.

“Nuk dua më që në këtë vend të vijnë njerëz me lotari. Dua që të vijnë mbi bazë të meritave, njerëz me aftësi dhe që mund ta mbështesin veten financiarisht. Njerëz që mund të kontribuojnë për ekonominë tonë, që e duan Amerikën dhe ndajnë të njëjtat vlera me ne”, tha Donald Trump.

Edhe pse fjalimi ishte lajmëruar për njoftimin e sanksioneve të reja kundër Koresë së Veriut, kreu i Shtëpisë së Bardhë priti 80 minuta para se t’i përmendte ato.

Sipas Trumpit bëhet fjalë për sanksionet më të rënda të vendosura ndonjëherë kundër një vendi.

Masat shënjestrojnë më shumë se 50 kompani të transportit detar në Korenë e Veriut, por gjithashtu edhe në Kinë dhe Tajvan. “Shpresoj që ky hap do të sjellë gjëra pozitive”, ishin fjalët e presidentit amerikan.

I pari i Uashtingtonit mbrojti gjithashtu planin e tij për të armatosur zyrtarët, mësuesit, administratorët dhe trajnerët, si kundërpërgjigje të sulmit në shkollën e Floridës.

“Një mësues do ta kishte vrarë në vend agresorin, para se ai ta dinte se çfarë po ndodhte”, tha Trump. Më herët, presidenti kritikoi policin e armatosur, i cili qëndroi jashtë shkollës në Parkland gjatë të shtënave me armë. Sipas tij, efektivi tashmë i dorëhequr kishte bërë një punë shumë të keqe. /TCH/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?