Shkuan 50 mijë euro për ‘komisionin Bulliqi’, raporti i të cilit mbeti vetëm orientues

Shkuan 50 mijë euro për ‘komisionin Bulliqi’, raporti i të cilit mbeti vetëm orientues

Haradinaj pretendonte dhe thoshte se ishte i bindur se Kosova po humbte territor në kufirin e Kosovës me Malin e Zi, dhe për ta vërtetuar këtë kishte shpenzuar 50 mijë euro nga buxheti i shtetit, ani pse komisioni ia kishte dëshmuar këtë, ai e la ‘pas dore’ raportin e kryesuar nga Shpejtim Bulliqi, e këtë […]

Partitë kosovare politike me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje, arritën sot marrëveshje për kalimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi në seancën e të mërkurës.

Komisioni për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, është hequr sot pas kërkesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi këta nuk e pranuan raportin si dokument obligues, por vetëm si dokument orientues.

“Është heq pra pengesa e fundit politike që të arrihet një konsensus me LDK-në në parlament për të votuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, Ligj i cili po ashtu përmban post marrëveshjet edhe raportin e komisionit shtetëror si orientim dhe deklaratën e presidentëve”, ka thënë Haradinaj në konferencën për media.

Ndërsa zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka thënë se duke parë insistimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për heqjen e Raportit të Shpejtim Bulliqit nga ligji, Haradinaj gjeti një rrugë të ndërmjetme duke i dhënë zgjidhje kështu një problemi që e ka mbajtur peng vendin për tre vjet.

Raporti i përpiluar pas disa javësh punë të këtij komisioni, ka kushtuar gjithsejtë 50 mijë euro, saktësisht 49 mijë e 40 euro i ka ndarë Qeveria disa javë më parë për punën e këtij komisioni.

Edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është i bindur se do të ratifikohet demarkacioni, ai ka shtuar se ka një reflektim nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe nga Lista Serbe.

“Kemi reflektim nga Lëvizja Vetëvendosje, për votimin e demarkacionit. Në të njëjtën kohë kemi kontakte intensive me Listën Serbe. Shumë jam optimist se ditën e mërkurë do të arrijmë që bashkërisht ta votojmë për marrëveshjen që e presin qytetarët”, ka thënë Veseli.

Gjatë ditës së sotme ka reaguar edhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, duke ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

“Kalimi i marrëveshjes për Demarkacionin është thelbësor për të siguruar mundësinë e qytetarëve nga të gjitha komunitetet e Kosovës që të udhëtojnë lirshëm në Evropë. Gjithkush mund të pajtohet për këtë – unë shpresoj se deputetët nga çdo parti do të votojnë PO”, ka shkruar Delawie./Insajderi.com

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?