Shkrimtarja nga Shqipëria thotë që “Presidenti kombëtar” është “Hajdut kombëtar”

Shkrimtarja nga Shqipëria thotë që “Presidenti kombëtar” është “Hajdut kombëtar”

Shkrimtarja e njohur nga Shqipëria, Flutura Açka, në një shkrim të publikuar në portalin Koha, ka ironizuar me fjalimin e kryeministrit të Republikës Shqiptare, Edi Rama në lidhje me Presidentin Kombëtar – raporton Periskopi. Vetë Rama e kishte quajtur një gjë të tillë si iracionale, por si një vizion që ishte e drejtë të ëndërrohej. […]

Shkrimtarja e njohur nga Shqipëria, Flutura Açka, në një shkrim të publikuar në portalin Koha, ka ironizuar me fjalimin e kryeministrit të Republikës Shqiptare, Edi Rama në lidhje me Presidentin Kombëtar – raporton Periskopi.

Vetë Rama e kishte quajtur një gjë të tillë si iracionale, por si një vizion që ishte e drejtë të ëndërrohej.

Açka kritikon Ramën dhe liderët e tjerë se nuk kanë bërë asnjë veprim konkret për të lidhur Kosovën me Shqipërinë. Ajo përmend edhe pamundësinë që librat të qarkullojnë lirshëm mes dy vendeve.

“Në Shqipëri hyjnë më lirë krundet serbe për furrat e bukës se specat dhe kajmaku i Kosovës.” – shkruan ajo.

Ajo ka përmendur edhe një deklaratë të dhënë nga Ministri shqiptar i Diasporës, i cili kishte thënë se “nuk hiqet dogana shqiparo-shqiptare, sepse nuk e lënë interesat e tregtarëve.” Açka e interpreton deklaratën e ministrit si një pranim të shteteve të kapura shqiptare.

Më tej, ajo ka ironizuar edhe me qasjen inferiorizuese e fyese të vet kryeministrit Edi Rama ndaj gjuhës së gegëve. “Do të më pëlqenin, sikur të mos kishte qenë e persëritur sjellja fyese personale e tij ndaj “alpinëve” dhe gjuhës së gegëve dhe atyre që jetojnë jashtë territorit historik të “çunave te Tironës”, një gjuhë që e flet dy e treta e kombit.” – shkruan Açka.

Çështjen e Presidentit kombëtar ajo e quan një show të zbrazët kombëtar. Vetë Presidentin kombëtar e quan “hajdut kombëtar”. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?