Shkencëtarët izraelitë përfundojnë misionin e Marsit në shkretëtirën e Negevit

Një skuadër prej gjashtë studiuesve të dielën ka përfunduar një eksperiment katër ditor në shkretëtirën izraelite të Negevit ku ata kanë provuar të mbijetojnë sipas kushteve të jetesës së planetit të kuq Marsit, thuhet sipas Ministrisë së Teknologjisë dhe Shkencës së Izraelit. Eksperimenti u zhvillua pranë vendbanimit të izoluar izraelit të Mitzpe Ramon, mjedisi i […]
Eksperimenti u zhvillua pranë vendbanimit të izoluar izraelit të Mitzpe Ramon, mjedisi i të cilit i ngjan Marsit sa i përket gjeologjisë, thatësirës, pamjes dhe rërës, njoftoi ministria.
Pjesëmarrësit po hetonin fusha të ndryshme që lidhen me një mision të ardhshëm në Mars, duke përfshirë komunikimet satelitore, ndikimet psikologjike të izolimit, matjet e rrezatimit dhe kërkimin e shenjave të jetës në tokë, raporton “Reuters”, transmeton Periskopi.
Pjesëmarrësi Guy Ron, një profesor i fizikës nukleare nga Universiteti hebrej i Jeruzalemit tha se projekti nuk ishte vetëm të shikohet pamja se si duket planeti i kuq, por për të rritur edhe interesimin publik.
Projekti “D-Mars” po zhvillohej për herë të parë në Izrael në bashkëpunim me Agjencinë Hapësinore të Izraelit.
Është një nga projektet e simulimit të Marsit që zhvillohen në mbarë botën./Periskopi/

















