“SHBA-ja vazhdon të mbetet mbështetëse e fuqishme e Kosovës”

“SHBA-ja vazhdon të mbetet mbështetëse e fuqishme e Kosovës”

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare të SHBA-ve, Robert Karem, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të kremtimit të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës Kryeparlamentari Veseli dhe zyrtari i lartë amerikan diskutuan për zhvillimet aktuale në […]

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare të SHBA-ve, Robert Karem, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të kremtimit të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Kryeparlamentari Veseli dhe zyrtari i lartë amerikan diskutuan për zhvillimet aktuale në vendin tonë, për mbështetjen e gjithanshme të SHBA-së ndaj Kosovës dhe vazhdimin e bashkëpunimit e të miqësisë midis dy vendeve.

Veseli falënderoi Ndihmës Sekretarin Karem për përkrahjen që shteti Amerikan ka dhënë për Kosovën në kohë dhe rrethana të ndryshme, ndërsa shtroi nevojën për mbështetje të mëtejme dhe ruajtjen e fokusit për Kosovën në agjendat e politikës amerikane.

Kryeparlamentari Veseli e njoftoi z. Karem për arritjet e Kosovës gjatë dhjetë vjetëve të shtetësisë së saj, si në konsolidimin e brendshëm institucional e demokratik, ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, si shtet i cili çdo ditë e më shumë po zë vendin në skenë ndërkombëtare.

“Kosova dhe SHBA-të do të bashkëpunojnë ngushtë në agjendën e transformimit të FSK-së në Ushtri”, ka thënë Kryeparlamentari Veseli. Diplomati amerikan, Karem, konfirmoi se SHBA-ja vazhdon të mbetet mbështetëse e fuqishme e të gjitha proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?