SHBA-ja tregon kur do ta hapin ambasadën në Jerusalem

SHBA-ja tregon kur do ta hapin ambasadën në Jerusalem

Shtetet e Bashkuara do ta hapin Ambasadën e tyre të re në Jerusalem në muajin maj. Kështu njoftoi një zëdhënëse e Departamentit amerikan të Shtetit këtë të premte, duke dhënë shumë më herët nga sa pritej përmbushjen e angazhimit kontrovers të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump. “Në maj, Shtetet e Bashkuara planifikojnë të hapin […]

Shtetet e Bashkuara do ta hapin Ambasadën e tyre të re në Jerusalem në muajin maj. Kështu njoftoi një zëdhënëse e Departamentit amerikan të Shtetit këtë të premte, duke dhënë shumë më herët nga sa pritej përmbushjen e angazhimit kontrovers të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Në maj, Shtetet e Bashkuara planifikojnë të hapin Ambasadën e re në Jerusalem”, deklaroi zëdhënësja Heather Nauert. “Hapja e Ambasadës së re do të koinçidojë me 70-vjetorin e Izraelit”.

Trump njoftoi në fund të vitit të kaluar njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, e rrjedhimisht nisjen e përgatitjeve për të zhvendosur selinë diplomatike amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, pavarësisht kundërshtive të ashpra nga zyrtarët palestinezë.

Statusi i Jerusalemit mbetet ende pika kyçe në çështjen e negociatave të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, me secilën palë që kërkon ta ketë qytetin e shenjtë si kryeqytet të zgjidhjes dyshtetërore të mundshme.

Muajin e kaluar, zv.presidenti Mike Pence tha përpara Parlamentit izraelit “Knesset”, se Ambasada e re do të hapej “përpara fundit të këtij viti”.

Lëvizja e planifikuar e ambasadës nxiti një sërë trazirash dhe protestash anembanë Lindjes së Mesme, me zyrtarë të Autoritetit Palestinez që fajësonin Trumpin se vuri një pengesë të madhe në negociata.

Gjatë një takimi dypalësh mes Trumpit dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, muajin e kaluar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, presidenti tha se çështja e ambasadës ishte “jashtë tryezës” për diskutime.

Ndërkohë, një diplomat palestinez, Saeb Erekat reagoi ndaj këtyre fjalëve.

“Jerusalemi nuk është larguar nga tryeza e negociatave, përkundrazi janë Shtetet e Bashkuara që po dalin përtej konsensusit ndërkombëtar”, tha Erekat në deklaratën e tij, sipas medieve izraelite. “Ata që thonë se Jerusalemi është jashtë tryeze, po thonë se paqja nuk mund të diskutohet. Qyteti i shenjtë është në zemrën e çdo palestinezi, arabi, të krishteri dhe myslimani, e nuk mund të ketë paqe pa Jerusalemin Lindor, si kryeqytet sovran i shtetit të Palestinës”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?