SHBA-ja ia lë emrin e opozitarit rus rrugës ku ndodhet Ambasada e Rusisë në Wisconsin

Ambasada ruse në Uashington sot u gjet në një adresë të re, të paktën simbolikisht, transmeton AP. Pjesa e avenysë Wisconsin, para Ambasadës së Federatës Ruse, u emërua zyrtarisht sheshi “Boris Nemcov”, një opozitar rus i vrarë pikërisht para tre vjetësh derisa po kalonte një urë në Moskë. Rusia ka protestuar ndaj këtij vendimi. Kjo […]
Pjesa e avenysë Wisconsin, para Ambasadës së Federatës Ruse, u emërua zyrtarisht sheshi “Boris Nemcov”, një opozitar rus i vrarë pikërisht para tre vjetësh derisa po kalonte një urë në Moskë.
Rusia ka protestuar ndaj këtij vendimi. Kjo lojë e politizuar e emrave të rrugëve nuk është e re në Uashington, shkruan AP.
Në vitet e fundit, ka pasur përpjekje që rruga ku ndodhet ambasada e Kinës të emërtohet sipas disidentit dhe fituesit të Çmimit Nobel për Paqe Liu Sijaobou, i cili vdiq në burg vitin e kaluar.
Anëtarët e Kongresit të SHBA kanë mbështetur përpjekje të ngjashme që pjesa e rrugës ku ndodhet ambasada e Kubës të quhet Oswald Paji, aktivistë pro-demokracisë që vdiq në vitin 2012 në një aksident me veturë, të cilën disa e konsiderojnë të jetë organizuar nga qeveria në Havanë.
AP shkruan se disa politikanë rusë kanë sugjeruar që rruga ku ndodhet ambasada amerikane në Moskë të quhet “qorrsokaku amerikano-verior”.












