Serbia planifikon të armatoset edhe më shumë, këta janë helikopterët që do të blejë

Sipas medieve serbe, Serbia planifikon të armatoset edhe më shumë. “Vecernje Novosti” ka shkruar sot se Serbia ka shprehur interesim për të blerë të paktën gjashtë helikopterë anti-tank “Mi-35”, që janë prodhim rus, shkruan Periskopi. Vendi prej ku mund t’i blejë Serbia këta helikopterë është Bjellorusia por në procesion e negociatave Rusia ka një rol […]
Sipas medieve serbe, Serbia planifikon të armatoset edhe më shumë.
“Vecernje Novosti” ka shkruar sot se Serbia ka shprehur interesim për të blerë të paktën gjashtë helikopterë anti-tank “Mi-35”, që janë prodhim rus, shkruan Periskopi.
Vendi prej ku mund t’i blejë Serbia këta helikopterë është Bjellorusia por në procesion e negociatave Rusia ka një rol të rëndësishëm, sepse si shtet që i prodhon duhet të pajtohet që këta helikopterë t’i dorëzohen Serbisë. /Periskopi/














