Serbët kërkuan heqjen e flamurit të Kosovës, u hiqet edhe i tyre

Serbët kërkuan heqjen e flamurit të Kosovës, u hiqet edhe i tyre

Përfaqësuesit e Parlamentit të Serbisë dje, gjatë një takimi përfaqësuesish të vendeve të rajonit në Kuvendin e Maqedonisë, kërkuan heqjen e flamurit të Kosovës nga platforma ku qëndronin flamujt e shteteve anëtare të BE-së si dhe vendeve të Ballkanit. Deputetët nga Kosova (deputetja Blerta Deliu) reaguan duke adresuar kritika, ndërsa krejt në fund u vendos […]

Deputetët nga Kosova (deputetja Blerta Deliu) reaguan duke adresuar kritika, ndërsa krejt në fund u vendos që të largohen gjithë flamujt, bën të ditur Alsat-m.

Bëhet fjalë për delegacionin e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, i cili dje mori pjesë në Konferencën e 13-të të komisioneve për integrime/çështje evropiane të shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizimit dhe Asociimit të Evropës Juglindore – COSAP, që u mbajt në Shkup.

Delegacioni i Kosovës përbëhej nga deputetët Blerta Deliu Kodra, kryetare e Komisionit, Armend Zemaj, zëvendëskryetar i Komisionit, dhe Fikrim Damka – zëvendëskryetar i Komisionit, ndër të tjerë, dje pati takim edhe me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes.

Kishte reagim nga delegacioni i Serbisë drejtuar sekretariatit të konferencës në lidhje me praninë e flamurit të Republikës së Kosovës, i cili po ashtu ishte vendosur këtu, pas çka sekretariati i largoi të gjithë flamujt e të gjitha vendeve pjesëmarrëse në konferencë dhe në këtë mënyrë u zgjidh kjo situatë sipas kërkesës së tyre.

Sipas gjykimit tim kjo është e palogjikshme duke marrë parasysh atë që tha edhe z. Vajgëll në konferencë se një ditë edhe Serbia, por edhe Kosova, do të bëhen vende anëtare të BE-së, deklaroi Artan Grubi, deputet i BDI-së në Kuvendin e Maqedonisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?