Selmanaj: Më mirë të mos mbahet fare seanca

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, tha disa fjalë për kryeministrin Ramush Haradinaj dhe veprimet e tij gjatë seancës së kaluar drejtuar LDK-së, ku sipas tij këto nuk ishin veprime prej një politikani, por prej dikujt që ka deficit intelektual e edhe të vlerave njerëzore. Haradinaj seancën e së premtës iu drejtuar deputetëve të LDK duke […]
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, tha disa fjalë për kryeministrin Ramush Haradinaj dhe veprimet e tij gjatë seancës së kaluar drejtuar LDK-së, ku sipas tij këto nuk ishin veprime prej një politikani, por prej dikujt që ka deficit intelektual e edhe të vlerave njerëzore.
Haradinaj seancën e së premtës iu drejtuar deputetëve të LDK duke iu thënë se ku po iu dhemb që në marrëveshjen e demarkacionit është përfshirë raporti i Bulliqit .
”Marre ju koftë … jeni kundër raportit ku mundet me u gjet territori, ku po iu dhem, a keni problem nëse kthehet guri”, iu kishte thënë Haradinaj në seancë deputetëve të LDK-së. Megjithatë Selmanaj tha se të nesërmen kryeministri erdhi në vete dhe pranoi vërejtjet e LDK-së, që sipas tij është një veprim i mirë, shkruan rtv21.tv.
Tani telashet serioze janë me Listën Serbe, gjë që nuk i shërben këtij koalicioni qeverisës që jetëgjatësinë e vet e ka të varur nga votat e Listës Serbe, tha Selmanaj duke folur për çështjen e demarkacionit. Sipas Selmanajt akoma janë 2-3 vota, ose më shumë që nevojiten për kalimin e demarkacionit, që shfaq se do të ketë shumë telashe serioze që kjo të tejkalohet nesër, përkundër që pritjet janë shumë të mëdha. Ndryshe nesër në ora 10:00 është paraparë të mbahet seanca për demarkacionin. Deri tani Lista Serbe dhe Vetëvendosja janë deklaruar kundër marrëveshjes së demarkacionit.












