Seanca për demarkacionin shtyhet për javën tjetër?

Seanca e paraparë që të mbahet të dielën në orën 18:00 ku do të hidhej në votim demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është shtyrë. Këtë e konfirmojnë burime të Klan Kosova të afërta me kryeministrin, Ramush Haradinaj. Seanca pritet që të mbahet më 20 shkurt. Kjo thuhet se është bërë me kërkesë të […]
Këtë e konfirmojnë burime të Klan Kosova të afërta me kryeministrin, Ramush Haradinaj.
Seanca pritet që të mbahet më 20 shkurt.
Kjo thuhet se është bërë me kërkesë të Haradinajt të cilën ia ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Ndërsa, edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nesër mund të mos ketë seancë për demarkacion.
Sipas tij, ndodh që seanca për votimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi të shtyhet për javën tjetër.
“Mund të ndodhë që seanca të mos mbahet nesër. Gjatë javës do të kemi numrat. Besoj se i kemi nurmat për shkak se e drejta e Kosovës në territor është respektu”, ka thënë sot kryeministri Haradinaj.












