Seanca për demarkacionin pritet të mbahet më 20 shkurt

Qeveria në mbledhjen solemne për 10-vjetorin e Pavarësisë, i ka dhënë aprovimin deklaratës së përbashkët të presidentëve të Kosovës e Malit të Zi. Dokumenti që do t’i bashkëngjitet marrëveshjes së vitit 2015, sipas Haradinajt, meriton aprovimin, pasi edhe janë krijuar rrethanat për ratifikim nga Kuvendi, raporton KTV. Por, vetëm pak minuta pas mbledhjes, Haradinaj ka […]

Qeveria në mbledhjen solemne për 10-vjetorin e Pavarësisë, i ka dhënë aprovimin deklaratës së përbashkët të presidentëve të Kosovës e Malit të Zi.

Dokumenti që do t’i bashkëngjitet marrëveshjes së vitit 2015, sipas Haradinajt, meriton aprovimin, pasi edhe janë krijuar rrethanat për ratifikim nga Kuvendi, raporton KTV.

Por, vetëm pak minuta pas mbledhjes, Haradinaj ka bërë të ditur se koalicioni qeverisës ende nuk i ka të sigurta dy të tretat e votave të nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Votat e deputetëve të Listës Serbe, ministrat e të cilës nuk morën pjesë në mbledhjen e qeverisë, edhe një herë tjetër do të jenë vendimtare.

Pas paralajmërimit për shtyrjen e seancës, një gjë e tillë është konfirmuar më vonë, me një kërkesë që kryeministri Haradinaj ia ka dërguar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Kërkesën për shtyrjen e seancës për datën 20 shkurt, Haradinaj e ka arsyetuar me aktivitetet e shumta që do të mbahen për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?