SBASHK më 7 mars protestë, më 12 mars grevë njëditore

  Pas grevave një dhe dyorëshe të mbajtura javët e kaluara, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) pritet që më 7 mars të mbajë protestë para Qeverisë, kurse më 12 mars me kërkesë të saj të mbahet grevë njëditore në arsim. Pas këtyre dy veprimeve, nëse Qeveria nuk reflekton në […]

Pas grevave një dhe dyorëshe të mbajtura javët e kaluara, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) pritet që më 7 mars të mbajë protestë para Qeverisë, kurse më 12 mars me kërkesë të saj të mbahet grevë njëditore në arsim.

Pas këtyre dy veprimeve, nëse Qeveria nuk reflekton në realizimin e marrëveshjes së nënshkruar gjatë fushatës zgjedhore mes koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe SBASHK-ut, kjo e fundit pritet të thërrasë grevë të përgjithshme, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se Kongresi i sindikatës i ka propozuar atij që të shpallë grevë njëditore për datën 12 mars, kurse sipas tij, janë duke u konsultuar edhe për një protestë para Qeverisë në ditën e mësuesit.

Me kërkesë të sindikatës në shumicën e shkollave dhe në 5 universitete publike më 14 shkurt është mbajtur grevë njëorëshe, kurse më 20 shkurt grevë dyorëshe.

Javën e kaluar kryeministri Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e sindikatës, ndërkaq të shtunën në mbledhjen e Kongresit të SBASHK-ut ku pritej të vendosej për grevë të përgjithshme ka marrë pjesë edhe kryeministri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?