Sa janë gjasat që sot të ratifikohet Demarkacioni, flasin deputetët

Sa janë gjasat që sot të ratifikohet Demarkacioni, flasin deputetët

Seanca e jashtëzakonshme për marrëveshjen e Demarkacionit do të mbahet sot. Kjo është hera e tretë që do të tentohet që demarkimi i kufirit me Malin e Zi të përfundoj. Por, çfarë thonë deputetët, a janë siguruar votat që kjo marrëveshje të kalojë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për seancën e […]

Seanca e jashtëzakonshme për marrëveshjen e Demarkacionit do të mbahet sot. Kjo është hera e tretë që do të tentohet që demarkimi i kufirit me Malin e Zi të përfundoj. Por, çfarë thonë deputetët, a janë siguruar votat që kjo marrëveshje të kalojë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet sot në Kuvendin e Kosovës, për Projektligjin për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Veseli është shprehur i bindur se deputetët do ta ratifikojnë Demarkacionin me Malin e Zi.

“Ne kemi përcaktim të qartë evropian dhe perëndimor”, është shprehur Veseli në Klan Kosova.

“Ne,do ta votojmë demarkacionin. Është çështje që i hap perspektivë Kosovës drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Veseli, raporton Gazeta Express.

“Jam shumë i sigurt në reflektimin e krejt kolegëve deputetë, se sa e rëndësishme është dita e nesërme”, ka thënë kreu i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se ratifikimi i Demarkacionit “nuk ka asnjë arsye të shtyhet. Ka mijëra arsye që të kalojë”

Edhe Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, beson se votat e nevojshme për kalimin e Demarkacionit do të sigurohen në çastin e fundit.

Ai ka shprehur optimizëm se në momentin e votimit, Projektligji për demarkacionin do të përkrahet edhe nga ndonjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje apo i Listës Serbe.

Krasniqi ka thënë për “Epoka e re” se disa deputetë të VV’së nuk kanë mendim refuzues për demarkacionin.

Sa i përket Listës Serbe, ai ka thënë se ky subjekt politik nuk ka ende qëndrim përfundimtar nëse do ta votojë apo jo demarkacionin.

Ndërsa deputeti i PDK’së, Elmi Reçica, ka thënë se nesër në Kuvend demarkacioni do të kalojë.

“I kemi 78 vota, por jam i bindur edhe kanë me u siguru edhe votat tjera, të mjaftueshme me kalu demarkacioni”, ka theksuar Reçica.

Sa i përket deputetit të PDK’së, Nait Hasani, që është deklaruar disa herë kundër kësaj marrëveshje, Reçica, thotë se, edhe pse e ka unin e vet, nesër ai do të rreshtohet me deputetët tjerë të PDK’së, që janë pro kësaj marrëveshje.

Reçica ka folë edhe për aneks marrëveshjen mes presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi dhe raportit të Bulliqit.

“Të trija dokumentet e kanë rëndësinë e vet dhe si të tilla kanë me qenë efektive në momentin e kalimit të kësaj marrëveshje”, është shprehur ai, shkruan Rrokum.tv

Më tej, deputeti i PDK’së ka përmendur tri prioritetet e partisë së tij në këtë koalicion qeverisës.

“Zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit dhe liberalizimi i vizave”, ka treguar ai

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështet plotësisht Marrëveshjen për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, ka thënë sot shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti.

Hoti ka deklaruar se qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës është vota pro demarkacionit me Malin e Zi.

“Ne e mbështesim plotësisht këtë marrëveshje.Kjo çështje është dashur të kryhen me kohë”, ka thënë Hoti.

Hoti është shprehur kritik ndaj opozitës së legjilaturës së kaluar në Republikën e Kosovës, e cila sipas tij, ka kundërshtuar me dhunë ratifikimin e një marrveshjeje nga e cila janë izoluar qytetarët e Kosovës.

“Sot qytetarët e Kosovës do të mund të lëviznin lirshëm në BE sikur opozita e atëhershme të mos e kundërshtonte me dhunë ratifikimin e kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Hoti për Insajderi.

Mirëpo, Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se do të ishte më mirë që sot të mos mbahet seanca për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, nëse koalicioni qeverisës nuk i ka votat për ta ratifikuar këtë marrëveshje.

Sipas tij nëse nuk janë votat e duhura për ta ratifikuar këtë marrëveshje do të ishte më mirë që të mos mbahej fare kjo seancë, për faktin se nesër pritët që në Kosovë të qëndroi delegacioni i lartë nga Parlamenti Evropian.

Gjatë legjislaturës së kaluar, përveç opozitës, edhe disa deputetë të LDK-së kishin kundërshtuar Marrëveshjen për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi. Bëhet fjalë për Vjosa Osmanin, Arben Gashin, Anton Quni – të cilët janë ende pjesë e Grupit Parlamentar të LDK-së – si dhe Shpejtim Bulliqi, i cili nuk është më deputet i Kuvendit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?