Rusia shkel marrëveshjen e armëpushimit në Siri, vret dy civilë

Banorët e rrethit të Damaskut që mbahet nga rebelët thonë se luftimet e qeverisë siriane vazhdojnë të sulmojnë në disa zona, pavarësisht armëpushimit. Të paktën dy civilë janë vra brenda dy orëve prejse ka hyrë në fuqi armëpushimi në Gutan lindore të Sirisë, njoftojnë aktivistët. Qeveria siriane ka nisur sulme të reja në drejtim të […]
Të paktën dy civilë janë vra brenda dy orëve prejse ka hyrë në fuqi armëpushimi në Gutan lindore të Sirisë, njoftojnë aktivistët. Qeveria siriane ka nisur sulme të reja në drejtim të rebelëve që janë të vendosur në periferi të Damaskut.
Disa aeroplanë ushtarakë të qeverisë siriane kanë sulmuar Douman dhe Harastan të martën, tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Sirisë të njohur edhe si “Helmetat e Bardha”, Mahmoud Adam për “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
Në Douma që është në lindje të Gutas, janë vra dy njerëz, përfshirë një grua dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar, tha Adam.
Një aktivist lokal Alaa al-Ahmed, për “Al Jazeera” tha se sulmet kishin filluar në 9:30 am (7:30GMT) të martën, 30 minuta pasi Rusia kishte pranuar për një armëpushim.
Ky armëpushim do të thoshte që civilët të evakuohen nga enklava e kontrolluar nga rebelët, që ka qenë nën bombardimet e vazhdueshme ajrore që nga 18 shkurti.
Sipas Ahmedit, Rusia nuk ka ofruar granaci ose një “palë të tretë të besuar” për të ndihmuar evakuimin e të lënduarve nga zona.
“Si mund të besonin njerëzit tek Rusia në evakuimin e sigurtë të të dëmtuarve – të njëjtit njerëz që na bombarduan?” tha ai. “Ka kontradiktë të madhe.”
“Ajo që ndodhi këtë mëngjes është një shkelje e qartë e armëpushimit – e cila është thjesht një propagandë,” tha al-Ahmed./Periskopi/












