Rusi, sulm me armë në një koncert – 4 të vrarë dhe 4 të plagosur

Katër persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në një sulm me armë gjatë një festivali në Dagestan në jug të Rusisë Mediat raportojnë se personi i armatosur hapi zjarr ndaj një turme njerëzish të cilët ishin duke ndjekur festivalin. Agjencia e lajmeve RIA dhe Interfax raportojnë se autori i sulmit u vra […]
Katër persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në një sulm me armë gjatë një festivali në Dagestan në jug të Rusisë
Mediat raportojnë se personi i armatosur hapi zjarr ndaj një turme njerëzish të cilët ishin duke ndjekur festivalin.
Agjencia e lajmeve RIA dhe Interfax raportojnë se autori i sulmit u vra nga forcat e sigurisë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën, ndërsa janë ende të paqarta rrethanat e sulmit vdekjeprurës.












