Rita: Sa më të bashkuar që jemi, aq më të mëdhenj bëhemi

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka uruar për përvjetorin e dhjetë të Pavarësisë së Kosovës derisa ka dhënë mesazh se “sa më të bashkuar që jemi, aq më të mëdhenj bëhemi” Krijuesja e shumë hiteve botërore ka thënë se koncerti i saj do të fillojë në orën 22:00 ndërsa koncerti është bërë ashtu siç […]
Krijuesja e shumë hiteve botërore ka thënë se koncerti i saj do të fillojë në orën 22:00 ndërsa koncerti është bërë ashtu siç ka kërkuar ekipi i saj.
“Fillimisht urime pavarësia. Jam e lumtur që jam këtu. Kam vendosur që ta sjell gjithë ekipin në Prishtinë sepse do të bëjmë njërin prej koncerteve më të mira ndonjëherë. Jam shumë e lumtur që jam këtu. E di se jemi vend i vogël, por është i bukur. Është vetëm fillimi i një udhëtimi të mrekullueshëm”, ka thënë Rita Ora në konferencën për media.














