Rita Ora në qendër të vëmendjes, shkruajnë mediat kroate, boshnjake dhe serbe

Rita Ora në qendër të vëmendjes, shkruajnë mediat kroate, boshnjake dhe serbe

“Jam krenare që jam shqiptare” – titujt në mediat kroate, boshnjake dhe serbe rreth koncertit të Ritës në Kosovë. Në mediat e rajonit nuk ka mundur të mos raportohet për koncertin madhështor të Rita Orës në Kosovë. Rubrikat përkatëse në portalet e ndryshme dhe gazetat online nga vendet e rajonit kanë shkruar për ardhjen e […]

“Jam krenare që jam shqiptare” – titujt në mediat kroate, boshnjake dhe serbe rreth koncertit të Ritës në Kosovë.

Në mediat e rajonit nuk ka mundur të mos raportohet për koncertin madhështor të Rita Orës në Kosovë.

Rubrikat përkatëse në portalet e ndryshme dhe gazetat online nga vendet e rajonit kanë shkruar për ardhjen e këngëtares së famshme në Prishtinë, transmeton Telegrafi.

Më poshtë jua sjellim disa prej titujve në mediat kroate, boshnjake dhe serbe, lidhur me koncertin e ritës në vendin tonë:

“Rita Ora mbajti koncert në Kosovë – Në një triko seksi, këngëtarja e famshme krijoi spektakël në Kosovë: ‘Jam krenare që jam shqiptare’” – është titulli i Dnevnik.hr.

“Kosovë / Rita Ora këndoi në Prishtinë para 300.000 njerëzve: Unë jam shqiptare krenare” – shkruan RadioSarajevo.ba.

“Rita Ora mbajti koncert spektakolar në Prishtinë: Krenohem që jam shqiptare” – është titulli i Klix.ba.

“Rita Ora këndoi në festën e Pavarësisë së vetëshpallur të Kosovës, menjëherë pas koncertit u largua nga Prishtina!” – shkruan Telegraf.rs.

“Rita Ora gjysmë e zhveshur në Kosovë” – shkruan Mondo.rs.

“Ua dhuroi një koncert për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës – Ylli botëror, Rita Ora, mbajti koncert në Prishtinë para 300.000 njerëzve” – është titulli i 100posto.hr.

“Rita Ora këndoi gjysmë e zhveshur në Kosovë – Jam krenare që jam shqiptare” – shkruan Blic.rs duke iu referuar fjalës shqiptare në mënyrë ofenduese.

“Prishtina në këmbë, Rita Ora këndoi para 300.000 kosovarëve” – ka shkruar Vecernji.hr.

Edhe artikujt në mediat e rajonit janë të shoqëruar me fotografi dhe video nga performanca e yllit botëror në kryeqytetin tonë.

Kujtojmë që Rita Ora kryesoi koncertin kryesor festiv në kuadër të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya