Rikthehet të ftoftit në Kosovë, paralajmërohen temperatura deri në -12 gradë

Rikthehet të ftoftit në Kosovë, paralajmërohen temperatura deri në -12 gradë

Temperaturat shumë të ulëta nuk e kanë karakterizuar shpesh këtë dimër në Kosovë. Por, ditët e ardhshme, qytetarët pritet të përjetojnë të ftohtë siberian. Shumë shpejt, një mot i acartë pritet të mbërthejë Kosovën, teksa vendi parashihet të përballet me temperatura prej deri në minus 12 gradë Celcius. Sipas parashikimit të meteorologëve, e shtuna që po […]

Temperaturat shumë të ulëta nuk e kanë karakterizuar shpesh këtë dimër në Kosovë. Por, ditët e ardhshme, qytetarët pritet të përjetojnë të ftohtë siberian.

Shumë shpejt, një mot i acartë pritet të mbërthejë Kosovën, teksa vendi parashihet të përballet me temperatura prej deri në minus 12 gradë Celcius.

Sipas parashikimit të meteorologëve, e shtuna që po vjen do të jetë dita e fundit kur termometri nuk do të tregojë temperatura nën zero.

Të dielën, më 25 shkurt, temperatura maksimale nuk pritet të jetë më e lartë se minus 1 gradë Celcius, teksa minimalja parashihet të jetë minus 4 gradë. Meteorologët parashikojnë se këtë ditë do të bjerë edhe borë.

Temperaturat pritet të bien vazhdimisht, gjatë ditëve pasardhëse.

Të hënën, maksimalja pritet të jetë minus 3 gradë Celcius, kurse ajo minimalja minus 7 gradë.

E marta, sipas meteorologëve, pritet të jetë edhe më e ftohtë. Minus 4 gradë parashikohet të jetë temperatura maksimale, ndërsa minus 8 ajo minimale.

Ashpërsia e acarit pritet të ndejehet edhe më shumë, të mërkukën. Temperatura minimale pritet të jetë minus 12 gradë – ndërkaq, ajo maksimale minus 4.

Të ftohtë i ngjashëm parashihet të mbretërojë edhe të enjten. Temperatura maksimale pritet të jetë minus 1 gradë, ndërkaq ajo maksimale përsëri minus 12.

Sipas parashikimit të meteorologëve, e premtja pritet të jetë jo aq e ftohtë sa ditët paraardhëse – temperatura maksimale parashihet të ngrihet mbi zero, në 3 gradë Celcius. Ndërkaq, temperatura minimale pritet të jetë minus 6 gradë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?