Reshitaj kryetarëve serbë: Ofroni qytetarëve mundësi të integrohen në shoqëri

Reshitaj kryetarëve serbë: Ofroni qytetarëve mundësi të integrohen në shoqëri

  Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj po merr pjesë në konferencën me kryetarë të komunave të Republikës së Kosovës, të organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me mbështetjen e misionit të OSBE-së në Kosovë. Gjatë kësaj konference, ministrja Reshitaj iu drejtua me një fjalë rasti kryetarëve të komunave në lidhje […]

 

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj po merr pjesë në konferencën me kryetarë të komunave të Republikës së Kosovës, të organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me mbështetjen e misionit të OSBE-së në Kosovë.

Gjatë kësaj konference, ministrja Reshitaj iu drejtua me një fjalë rasti kryetarëve të komunave në lidhje me shumë çështje të mjedisit dhe planifikimit hapësinor për të cilat komunat duhet të angazhohen më shumë.

“Kosova ka ligje dhe akte nënligjore konformë direktivave të Bashkimit Evropian, por zbatueshmeria e tyre nuk është në nivelin e duhur, kemi investuar në shumë projekte kapitale të cilat nuk janë menaxhuar si duhet nga institucionet përgjegjëse, andaj kërkojë nga ju që bashkërisht t’i shtyejmë proceset përpara” u shpreh Reshitaj.

Ministrja Reshitaj iu drejtua me porosi të qarta edhe kryetarëve të komunave me shumicë serbe, pjesëmarrës në këtë takim.

Ajo tha se mjedisi, natyra është e përbashkët dhe e tillë duhet të trajtohet, andaj kërkojë që vullnetarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë t’i bashkohen iniciativave tona për pastrimin dhe gjelberimin e shtetit tonë.

“Më vjen keq për ata fëmijë që tani janë bërë burra e gra, që kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë jetë të izoluar, me dhjetëra gjenerata që nuk kanë çfarë të kujtojnë nga fëmijëria e tyre pos urrejtjes, izolimit, mos qasjes në liri e integrim shoqëror. Ju lus që të ndalojmë së mbjelluri urrejtje tek fëmijët tonë, ne jemi ata që më së miri i dimë pasojat sepse i kemi bartur vetë mbi supet tona.Jemi ne ata që mund dhe duhet të fillojmë kthesën e proceseve në drejtim të duhur, andaj ju ftojë të gjithëve që bashkë të punojmë për ndërtimin, zhvillimin dhe integrimin e shtetit tonë në mekanizmat ndërkombëtar” përfundoi ministrja Reshitaj.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?