Reagon nëna e Era Istrefit: Ajo është e pakrahasueshme me Ritën dhe Duan

Reagon nëna e Era Istrefit: Ajo është e pakrahasueshme me Ritën dhe Duan

Sloganin “Bac, çikat na e zbardhën ftyrën” që është publikuar sot me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, nga “Image of Kosova”, duket se nuk e ka pritur mirë nëna e këngëtares Era Istrefi. Grupi “Kosova 10”, ka thënë se arsyeja pse Erën nuk e kanë futur në këtë listë është se ajo […]

Sloganin “Bac, çikat na e zbardhën ftyrën” që është publikuar sot me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, nga “Image of Kosova”, duket se nuk e ka pritur mirë nëna e këngëtares Era Istrefi.

Grupi “Kosova 10”, ka thënë se arsyeja pse Erën nuk e kanë futur në këtë listë është se ajo nuk është e “kalibrit të Ritës dhe Duas sa i përket muzikës”.

Pas kësaj deklarate, nëna e Erës, Suzana Istrefi, ka reaguar për Express, duke thënë se ata njerëz nuk janë më të mençur, sesa ata që e kanë futur Erën në listën e personave më të suksesshëm shqiptar.

“Njerëz shumë më të mençur se ata që e kanë dizajnu/ shkru edhe se unë, e kanë shti Erën në listën e personave më të suksesshëm shqiptar, e ata që nuk e kanë shti hiç nuk është problem. Jeta është e gjatë. Suksesi i Erës është i pakrahasueshëm edhe me të Ritës edhe me të Duas. Pse është i pakrahasueshëm sepse e dimë të gjithë”, tha Istrefi duke shtuar se Era është e vetmja që ka arritur që direkt nga një vend i vogël si Kosova të bëhet e njohur në tërë botën.

“Prej një vendi të vogël një sukses që e ka arrit Era, deri sot nuk e ka arrit asnjë artist, asnjë artist i filmit as muzikës popullore, as pop, ama bash kërkush. Dua dhe Rita kanë arritur shumë po prej një vendi që është njëri prej vendeve ma me perspektivë dhe ma të zhvillum në botë. Unë jam ajo nana më krenare në botë që asnjë nanë nuk e ka përjetu suksesin e fëmiut të vetë si unë, u shpreh për fund Suzana Istrefi, nëna e dy këngëtareve shumë të suksesshme të momentit, e cila edhe vetë dikur ka kënduar .

 

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya