Reagimi i YIHR’së për dekorimin e komandant Remit nga Thaçi: Ai u dënua për krime lufte

Reagimi i YIHR’së për dekorimin e komandant Remit nga Thaçi: Ai u dënua për krime lufte

Me një kumtesë për medie, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR Kosovë)ka dënuar dekorimin e ish – komandantit të ZO të Llapit Rrustem Mustafa Remi, i cili,përkujton kumtesa, është dënuar me burgim për krime lufte.  Në vazhdim kumtesa e YIHR e cila e dënon këtë dekorim: Nisma e të […]

Në vazhdim kumtesa e YIHR e cila e dënon këtë dekorim:

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR Kosovë) dënon vendimin e Presidentit për dekorim me Medalje Presidenciale Jubilare komandatin e Zonës Operative të Llapit dhe anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm Rrustem Mustafa, me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë, duke e nderuar për kontributin e dhënë për liri dhe pavarësi.

Në vitin 2015, Rrustem Mustafa, i njohur si “Remi”, u dënua me katër vjet burg për krime lufte nga Gjykata e Apelit, e bashkë me të iedhe dy bashkëluftëtarët e tij, Nazif Mehmeti dhe Latif Gashi. Në bazë të aktvendimit, Rrustem Mustafa u shpall fajtor për krime të luftës për shkak të trajtimit çnjerëzor të civilëve të paraburgosur dhe krime të luftës për shkak të rrahjes dhe torturimit të civilëve të paraburgosur. Për më shumë, Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë dhe ka lëshuar aktgjykim të formës së prerë për të akuzuarit.

Përderisa Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nderon kriminelë të luftës, famiiljarët e më se 1600 personave të pagjetur ende nuk dinë asgjë për fatin e më të dashurve të tyre.

Në njerën anë, Thaçi ka inicuar themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, ndërsa në anën tjetër vazhdon të promovojë dhe legjitimojë dhunën dhe krimet e kryera përgjatë luftës së fundit.

Kështu, ne i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve publike në Kosovë që të ndalojnë nderimet e kriminelëve të luftës dhe të përqendrohen në njohjen dhe arritjen e drejtësisë për viktimat, të mbijetuarit/at dhe personat e pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Drejtësia dhe liria për të gjithë qytetarët e Kosovës nuk do të jetë e mundur përderisa kriminelë të luftës dekorohen dhe thirren në parime të lirisë dhe pavarësisë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?