‘Raporti i Bulliqit dhe Deklarata nuk prodhojnë efekt juridik’

Partitë politike shqiptare, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë arritur pajtim në lidhje me votimin e Marrëveshjes së demarkacionit, që pritet të bëhet të mërkurën, pas dy tentativave të dështuara. Por nuk është mënjanuar edhe pengesa e fundit, që ka të bëjë me sigurimin e votave të nevojshme për ratifikim, shkruan sot Koha Ditore. […]
Partitë politike shqiptare, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë arritur pajtim në lidhje me votimin e Marrëveshjes së demarkacionit, që pritet të bëhet të mërkurën, pas dy tentativave të dështuara.
Por nuk është mënjanuar edhe pengesa e fundit, që ka të bëjë me sigurimin e votave të nevojshme për ratifikim, shkruan sot Koha Ditore.
Pa Listën Serbe ose të paktën disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk do të mundë të arrihen mbi 80 vota, aq sa nevojiten për t’i dhënë demarkacionit fuqinë e Marrëveshjes ndërkombëtare.
Lista Serbe zyrtarisht mbetet në pozicionin e njëjtë kundërshtues. Edhe Lëvizja Vetëvendosje, të dielën, ka njoftuar se nuk e mbështet Marrëveshjen e demarkacionit. Me gjithë Marrëveshjen, koalicionit nuk do t’i mjaftojnë 27 deputetët e LDK-së, që kanë paralajmëruar votë pro demarkacionit. PDK, AAK dhe Nisma bashkërisht bëjnë 39 deputetë. Nëse pro demarkacionit votojnë edhe të gjithë 10 deputetët e komuniteteve të tjera pakicë nuk do të bëheshin numrat për ta ratifikuar Marrëveshjen.












