Rama: Nuk kam biseduar me Vuçiqin për ndarjen e Kosovës

Rama: Nuk kam biseduar me Vuçiqin për ndarjen e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se asnjëherë nuk ka menduar, as nuk ka tentuar të marrë rolin e ‘babës’ në raport me Kosovën dhe se janë të pavërteta spekulimet se ai ka biseduar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për ndarjen e Kosovës. Ai ka deklaruar se përkundrazi po punohet fort me Kosovën në […]

Ai ka deklaruar se përkundrazi po punohet fort me Kosovën në bashkimin në sfera të ndryshme, ndërsa ka kritikuar autoritetet kosovare për tërheqjen nga bashkimi doganor, pasi sipas tij është absurde që Serbia të kërkojë bashkim doganor në Durrës, ndërsa Shqipëria e Kosova mos ta kenë.

“Kosova e ka kërkuar babën në Tiranë dy herë. Dhe e ka gjetur dy herë. Njëherë në kohën e komunizmit. Njëherë në kohën e tranzicionit. Kosova duhet të mos trajtohej nga Tirana në mënyrë paternaliste, nga një babë, që thotë ato që duan të dëgjojnë njerëzit”.

“Unë, kurrë, as nuk e kam menduar, as nuk kam tentuar që të jem i treti babë. Përkundrazi, unë çmoj shumë liderët e Kosovës dhe gjithmonë kam besuar se mund ta udhëheqin dialogun me Serbinë. Unë besoj që kryeministri i djeshëm dhe presidenti i sotëm i Kosovës i ka këto kapacitete”.

“Ne kemi bërë gjithçka kemi mundur për t’i qëndruar krah Kosovës. Jo për ta udhëhequr, jo për ta drejtuar, por për ta pasur krah, me të gjithë partnerët, sepse Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë”.

“Politika jonë e jashtme në raport me Kosovën ka pasur dinamikë krejt tjetër dhe agjendën e bashkimit e kemi çuar në nivel tjetër. Por më duhet të them se pasi punuam gjatë për bashkimin doganor, pala kosovare u tërhoq. Unë mendoj që nuk duhej ta bënte këtë gjë. Ne duhet të kemi kufi shumë të lehtë; kufi europian. Neve na ka kërkuar Serbia që të bëjmë bashkëpunim doganor në Durrës. Pse mos ta kemi me Kosovën?”

“Kazani mediatik financohet nga burime të dyshimta, me raste edhe kriminale, ose nga politikanë që përcjellin gjëra të tilla. Gjithë kjo histori me tradhti(për ndarjen e Kosovës) ka plasur në momentin që Sali Berisha me të tjerët ka hasur në mundësinë që marrëveshja me Greqinë të jetë marrëveshje fituese. Që atëherë është hapur vatër zjarri, duke më akuzuar mua dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, si tradhtarë. Kështu ka dalë edhe tjetra: Edi Rama me Vuçiqin duan të këmbejnë territore. Ka një tension të madh në Shqipëri, sepse reforma në drejtësi ka filluar të tund pak nga pak themelet. Në këto raste, gjetja e një tradhtari është receta për të manipuluar njerëzit. Nuk ka asnjë lloj mundësie, shansi, që unë dhe presidenti i Serbisë të vendosim për çka do qoftë në Kosovë. Problemi mes Serbisë dhe Kosovës do kurajo, vendosmëri dhe marrje përsipër edhe të një dhimbje nga të dyja anët, për ta zgjidhur. Shqiptarët dhe serbët mund të bëjnë atë që bënë francezët dhe gjermanët”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?