Rama: Kush është përjashtuar padrejtësisht nga ndihma ekonomike, do të ri-integrohet

  Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi një familje e cila përfitoi ndihmën e plotë ekonomike nëpërmjet skemës së re. “Deri dje merrja 28 mijë lekë dhe sot me ndihmën e re marr 90 mijë, plus kompensimet”, tha kryefamiljari. Duke e cilësuar skemën e re një rregullim i listës së atyre që përfitonin duke mos […]

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi një familje e cila përfitoi ndihmën e plotë ekonomike nëpërmjet skemës së re.

“Deri dje merrja 28 mijë lekë dhe sot me ndihmën e re marr 90 mijë, plus kompensimet”, tha kryefamiljari.

Duke e cilësuar skemën e re një rregullim i listës së atyre që përfitonin duke mos e merituar atë, kryeministri tha se në këtë skemë bëhet kontrolli i çdo subjekti tek tatimet, hipoteka, transporti etj, në mënyrë që të s’kualifikohen ata që e përfitojnë padrejtësisht.

“Ka një pjesë minimale, që është marzha e gabimit të sistemit, që ne po e verifikojmë dhe të gjithë ata që pas verifikimit do të rezultojnë të përjashuar jo për shkak të abuzimit, por të sistemit, do të riintegrohen”, u shpreh Rama.

Ministrja Manastirliu shpjegoi se cili do të jetë roli i pushtetit vendor në këtë proces.

“Grupet e punës të administratorëve socialë të bashkive, të inspektorëve të Shërbimit Social dhe ata të prefekturave po shkojnë në çdo familje, edhe tek ata që e kanë përfituar ndihmën, duke verifikuar çdo familje”, deklaroi Manastirliu.

Ndihma ekonomike i akordohet përfituesve për një afat 5-vjeçar dhe kombinohet me shërbimet sociale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?