Qeveria e aprovon shkresën e dy presidentëve për Demarkacion, sërish mungon Lista Serbe

Qeveria e aprovon shkresën e dy presidentëve për Demarkacion, sërish mungon Lista Serbe

Qeveria e drejtuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj ka vendosur që ta aprovojë marrëveshjen e përbashkët në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe atij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviq. Haradinaj para kabinetit të tij qeveritar tha se marrëveshja e djeshme, e meriton aprovimin e qeverisë, derisa nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. […]

Qeveria e drejtuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj ka vendosur që ta aprovojë marrëveshjen e përbashkët në mes të presidentit Hashim Thaçi dhe atij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviq.

Haradinaj para kabinetit të tij qeveritar tha se marrëveshja e djeshme, e meriton aprovimin e qeverisë, derisa nuk ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

“Marrëveshjen e kemi para vetes, si e tillë meriton aprovimin e qeverisë së vendit dhe të ja procedojë kuvendit dhe si e tillë e kemi para vetës. Ju uroj të gjithëve  për këtë të arritur të vendit tonë në kuadër të mundit të të gjithëve”, ka shtuar ai.

Mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës, po mbahet edhe për nder të 10 vjetorit të pavarësisë.

Këto janë pikat me të cilat dy presidentët, Thaçi dhe Vujanoviq, janë pajtuar për korrigjim të marrëveshjes, nëse ka lëshime.

Podgoricë 16 shkurt 2018

1. Duke filluar nga përkushtimi për të ndërtuar dhe promovuar marrëdhënie të mira miqësore dhe fqinjësore.

2. Duke konfirmuar përkushtimin e përbashkët për të kontribuar në marrëdhëniet e mira fqinjësore sigurinë dhe stabilitetin dhe regjion dhe më gjerë.

3. Të udhëhequr nga dëshira që në mirëbesim të përmbushim obligimet që rrjedhin nga karta e kombeve të bashkuara, në veçanti duke pasur respektimin e parimeve të sovranitetit, integritetit territorial, pavarësisë dhe zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve me mjete paqësore, pa kërcënime ose përdorim të forcës, në përputhje edhe me strategjinë e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

4. Republika e Kosovës dhe Mali i Zi kanë nënshkruar në Vjenë më 26 gusht 2015-të marrëveshjen për kufirin shtetëror, tash e tutje duke ju referuar si marrëveshja.

5. Duke konfirmuar se në nenin 12 të marrëveshjes ceket shprehimisht se marrëveshja i nënshtrohet ratifikimit dhe hyn në fuqi në ditët e pranimit të njoftimit të fondit të dërguar nëpërmjet kanaleve diplomatike në të cilën palët njoftojnë njëra tjetrën që kanë përmbushur procedurat e tyre të brendshme ligjore dhe të nevojshme për hyrjen në fuqi.

6. Duke rikonfirmuar vullnetin e shprehur në nenin nëntë të marrëveshjes të nënshkruar nga të dy shtetet, se mosmarrëveshjet eventuale lidhur me zbatimin e marrëveshjes zgjidhen nga qeveritë e palëve nëpërmjet kanaleve diplomatike.

Republika e Kosovës dhe Mali i Zi me vullnet të mirë duke respektuar fqinjësinë e mirë, sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e të dy shteteve me respektimin e parimit pajtohet si në vijim.
Republika e Kosovës do të procesojë në Kuvend dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet për ta ratifikuar marrëveshjen sipas nenit 12-të të marrëveshjes.
Republika e Kosovës dhe Mali i Zi pas ratifikimit do të njoftojnë njëra tjetrën që kanë përmbushur procedurat e tyre ligjore nëpërmes kanaleve diplomatike dhe konstatohet se marrëveshja ka hyrë në fuqi që të formojë një grup të përbashkët punues për shënjimin e vijës kufitare.
Palët pajtohen se gjatë këtij procesi trupi i përbashkët punues do të identifikojë dhe do të adresojë mosmarrëveshjet eventuale rreth shënjimit të kufirit sipas kësaj aneks marrëveshje.
Trupi i përbashkët punues në mënyrë specifike do të rishikojë dhe korrektojë në veçanti sektorët në drejtim të Qakorrit dhe kullës së Zhlebit.
Kjo deklaratë është përpiluar në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. Në rast të ndonjë mosmarrëveshje në interpretim, marrëveshja e përgatitur në gjuhën angleze do të mbizotrojë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?