Pyetja e Shpend Ahmetit drejtuar Mogherinit, lidhur me kushtet e BE’së për viza

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është i pranishëm në takimin që delegacioni i Bashkimit Evropian është duke mbajtur me qytetarët në Bibliotekën Kombëtare. Ahmeti me këtë rast ka parashtruar një pyetje për Shefen për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Pyetja e Shpend Ahmetit ishte: Ju thatë se supozohet që pas luftës duhet […]
Ahmeti me këtë rast ka parashtruar një pyetje për Shefen për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Pyetja e Shpend Ahmetit ishte: Ju thatë se supozohet që pas luftës duhet të ecim përpara, ne supozojmë që BE duhet të ketë që pas kaq viteve krijim të një politike unike. po tash po shohim që në prag të “Brexit”, po ka një politikë shumë të dobët, kurse kur vjen puna te rezultatet në terren nuk po shohim rezultate. BE duhet të ketë politikë te fortë, njëri përfaqësues i BE-së thotë se Serbia pa njohjen e Kosovës nuk hyn më BE dhe e kundërta apo te dyja bashkë. Por pyetja është pse Kosova ka kushte për viza demarkimin, sepse ka vende tjera që nuk e kanë territorin e kontrolluar?
Me këtë rast Mogherini në përgjigjen e saj për Ahmetin ka thënë se politika e jashtme e BE-së është e unifikuar dhe nuk ka pasur dallime në mes shteteve, edhe pse ka mendime të ndryshme.
“Por, duhet të këndojmë këngën e njëjtë dhe kjo ndodhë brenda BE-së. Për disa çështje si pranimi i Kosovës ka politika të ndryshme dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe”, ka shtuar Mogherini.












