Protestojnë specializantët, kërkojnë realizimin e premtimeve

“Është buxheti, mungon vullneti”, “Doktorët e lodhur, bëjnë gabime”, “ Premtime çdoherë, realizime asnjëherë”, “I ktheni dinjitetin specializantëve! Mos na detyroni të emigrojnë”, ishin këto parullat me të cilat specializantë nga fusha të ndryshme të mjekësisë, e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre para Ministrisë së Shëndetsisë. Ky premtim u dha nga ministri i Shëndetësisë, […]
“Është buxheti, mungon vullneti”, “Doktorët e lodhur, bëjnë gabime”, “ Premtime çdoherë, realizime asnjëherë”, “I ktheni dinjitetin specializantëve! Mos na detyroni të emigrojnë”, ishin këto parullat me të cilat specializantë nga fusha të ndryshme të mjekësisë, e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre para Ministrisë së Shëndetsisë.
Ky premtim u dha nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe nga kryeparlamentari Kadri Veseli, të cilët u zotuan se nga muaji janar 2018, do t’i paguajnë specializantët.
Njëri nga organizatorët, Hekuran Dibrani, ka paralajmëruar për aktivitete tjera si shenjë protestimi.
“Ne nuk do ndalemi deri sa të realizohen kërkesat tona, sepse as puna jonë s’do të jetë e suksesshme me orarin e gjatë dhe pa pagesë”, tha ai.
Orari i gjatë i punës me dy ndërrime, mungesa e pagave, mungesa e kohës për studim, ishin këto disa nga ankesat e specializantëve, të cilët kanë paralajmëruar aktivitete tjera, në rast se Ministria nuk iu përgjigjet këtyre kërkesave.












