Prokuroria fillon hetimet për leje të falsifikuara të armëve

Prokuroria fillon hetimet për leje të falsifikuara të armëve

Në një dosje prej disa faqesh, Prokuroria e Prishtinës pretendon të ketë siguruar prova se sistemi i dhënies së lejeve të armëve ka arritur të keqpërdoret, duke u ofruar personave që nuk i plotësojnë kriteret për leje për armë zjarri. Dosja e cila ka rezultuar pas një hetimi disamujor pretendon se në të paktën pesë […]

Në një dosje prej disa faqesh, Prokuroria e Prishtinës pretendon të ketë siguruar prova se sistemi i dhënies së lejeve të armëve ka arritur të keqpërdoret, duke u ofruar personave që nuk i plotësojnë kriteret për leje për armë zjarri.

Dosja e cila ka rezultuar pas një hetimi disamujor pretendon se në të paktën pesë raste persona të lidhur me kompaninë e tregtisë dhe trajnimit për armë zjarri kanë arritur t’i pajisin me leje të falsifikuara për armë qytetarët.

Në një rast pa publicitet të madh Hashim Rexhepi, pronar i kompanisë “Fazani”, dhe djali i tij Atdhetar Rexhepi, janë arrestuar në fund të javës që po e lëmë pas.

KALLXO.com ka siguruar vendimin e Gjykatës me të cilin babë e bir janë dërguar në paraburgim prej 30 ditësh.

Aty shkruhet se Atdhetar Rexhepi në kompensim të shumave deri në 5 mijë euro i ka pajisur katër persona me leje të falsifikuara të armëve.

I njëjti dokument sqaron se Atdhetari nuk ishte nëpunës i kompanisë e cila drejtohej nga i ati, Hashim Rexhepi. Ky i fundit dyshohet se mbante të falsifikuar lejen personale.

Sipas dosjes së siguruar, Hashim Rexhepi kishte në xhepin e tij një leje për armë, e cila është e falsifikuar.

Dosja sqaron edhe pretendimet e dy të arrestuarve.

Hashim Rexhepi citohet t’i ketë thënë Gjykatës se nuk e ka ditur që leja e tij është e falsifikuar për shkak se ka ndjekur procedurat dhe ka paguar 500 euro taksë.

Ndërsa Atdhetar Rexhepi pretendon se nuk kishte gisht në këtë rast duke thënë se lejet për armë i lëshon Ministria e jo kompanitë e trajnimit  dhe tregtisë së armëve.

Mbrojtësi i Hashim Rexhepit, avokati Arber Fazliu, ka konfirmuar për KALLXO.com se klienti i tij është në paraburgim prej 30 ditësh.

“Prokuroria nuk ka arritur ta provojë faktin dhe prova në bazë të mjaftueshme për caktimin e masës së paraburgimit andaj konsideroj se nuk ka arsye që ndaj të mbrojturit tim të caktohet masa e paraburgimit pasi që i mbrojturi im është i gatshëm që të bashkëpunojë me organet e ndjekjes“, ka thënë Fazliu.

Importi, shitja dhe dhënia e lejeve për armë është e rregulluar me legjislacion strikt dhe kontrollohet në vazhdimësi nga MPB.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?