Projektligji për Demarkacionin bllokohet në Komisionin për Punë të Jashtme, nuk procedohet në Kuvend

Projektligji për Demarkacionin është bllokuar në Komisionin për Punë të Jashtme, pasi që nga dhjetë anëtar, vetëm 5 kanë votuar pro, ndërsa pesë deputet tjerë ku bëjnë pjesë deputetët e Vetëvendosjes dhe deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha, nuk kanë marr pjesë fare ne votim. Ndërkohë kryetarja e këtij Komisioni, Vjosa Osmani, ka kërkuar interpretim ligjor […]
Ndërkohë kryetarja e këtij Komisioni, Vjosa Osmani, ka kërkuar interpretim ligjor nga Zyra Ligjore e Kuvendit, se çfarë duhet të ndodh kur nuk merren votat e mjaftueshme për amandamentimin e një projektligji, shkruan Periskopi.
Mbledhja e këtij Komisioni ka zgjatur vetëm pesë minuta, nuk ka pasur fare debat dhe vetëm është votuar.
Ndërkohë ky bllokim i Projektligjit e fut gjithë procesin në një situatë të re./Periskopi/












