Presidentit Thaçi ia refuzon medaljen edhe një person

Presidentit Thaçi ia refuzon medaljen edhe një person

Medaljen presidenciale të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi e ka refuzuar edhe veprimtari dhe anëtari i VV-së Hydajet Hyseni. “Jo medalje politike, politikë me medalje”, ka qenë shkrimi i gjatë i Hysenit, përmes të cilit rendit arsyet e refuzimit të medaljes së ndarë nga Presidenti. Medaljen e Presidentit e kanë refuzuar disa personalitete deri tani. […]

Medaljen presidenciale të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi e ka refuzuar edhe veprimtari dhe anëtari i VV-së Hydajet Hyseni.

“Jo medalje politike, politikë me medalje”, ka qenë shkrimi i gjatë i Hysenit, përmes të cilit rendit arsyet e refuzimit të medaljes së ndarë nga Presidenti.

Medaljen e Presidentit e kanë refuzuar disa personalitete deri tani.

Ky është shkrimi i Hysenit:

Deklaratë
Lidhur me përfshirjen e emrit tim,
në listën e të përzgjedhurve për medalje

Jo medalje politike! Politikë me dalje!

Nga mediat dhe nga urimet e ndonjë dashamiri për Ditën e Pavarësisë, mora vesh përfshirjen edhe të emrit tim, në listën e të përzgjedhurve për t’iu dhënë Medalja Presidenciale e Presidentit të Republikës së Kosovës!

Medaljet e mirënjohjet, siç thonë, janë një gjë e vogël për atë që e jep, por e madhe për atë që e merr. Do të ishte e tillë edhe për mua, aq më tepër kur kjo vjen në shenjë të Përvjetorit jubilar të shpalljes së Kosovës sonë të martirizuar, Republikë, Shtet i Pavarur, Sovran dhe Demokratik…

Do ta pranoja një mirënjohje të tillë dhe do ta përjetoja si një nderim të çmueshëm dhe satisfaksion domethënës, sikur ky përvjetor të ishte karakterizuar me të arriturat dhe realizimet e premtuara, të pritura dhe të zotuara para Republikës sonë të re, të varfëruar, të plaçkitur e të izoluar dhe para qytetarëve të saj të stërvuajtur, të thyer e të zhgënjyer nga gjendja e rëndë e në keqësim të vazhdueshëm dhe me papërspektivën e imponuar dhe të abuzuar…

Ma bëjnë të pamundur pranimin e kësaj mirënjohjeje, pos tjerash, e tjerash e tjerash…, veçanërisht dhe posaçërisht, “dhuratat” dhe “sihariqet” befasuese dhe të papritura, pikërisht në vigjilie të 10 vjetorit të Pavarësisë, – ulja, zhubravitja dhe heqja policore e spektakulare e flamurit kombëtar shqiptar dhe rivulosja, ripaketimi dhe reinkarnimi i (Mos)Marreveshjes mashtruese e vetëmashtruese, për kufirin, që i jep tokën e të parëve, shtetit fqinj të Malit të Zi…

Edhe sikur të realizohej premtimi veresie se prishja e njësisë së gjuhës dhe heqja e simbolit kombëtar, shenjave të shenjta të identitetit shqiptar dhe tëhuajsimi i mijëra kilometrave toke denbabaden shqiptare dhe, me çdo kriter, kosovare, do të funksionojnë si kapar dhe haraç për synimin aktual të kthyer në prioritet strategjik, – liberalizimin e vizave, thënë ndryshe – zhblokimin e blokadës absurde të lëvizjes së lirë të një populli të tërë të martirizuar, kjo nuk do të mund ta justifikonte kurrë Parinë e Kosovës, (dhe askë nga ne) nga përgjegjësia objektive e subjektive historike për pasojat e deritashme dhe ato të priturat, sa a mund të justifikihen, bosët, ustallarët dhe argatët e “visikave” të kohës së tmerrshme të “parabrioneve”.

Dhurata të këtilla dhe mirënjohjet e medaljet nuk shkojnë bashkë.

Jo medalje politike! Politikë me dalje!

Uroj Pavarësi nga vartësia dhe vartësi nga Pavarësia!

Uroj Pavarësi si komb e si shtet; sovranitet, prosperitet, unitet e integritet; me dinjitet, solidaritet dhe me identitet të vërtetë!

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?