Presidenti Thaçi: Jam i vendosur që Kosovën ta bëjmë me ushtri

Presidenti, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij në ceremoninë e parakalimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, ka folur për formimin e Ushtrisë së Kosovës. “Jemi bashkuar sot në këtë shesh për të shënuar 10 vjetorin e krijimit të shtetit të Kosovës. Breza të tërë që flijuan gjithçka që ne të gjithë si qytetarë […]
Presidenti, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij në ceremoninë e parakalimit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës, ka folur për formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Jemi bashkuar sot në këtë shesh për të shënuar 10 vjetorin e krijimit të shtetit të Kosovës. Breza të tërë që flijuan gjithçka që ne të gjithë si qytetarë të këtij vendi ta bëjmë realitet shpalljen e Kosovës, shtet të pavarur, sovran dhe demokratik”.
Thaçi pikërisht një vit më parë në këtë ceremoni kishte paralajmëruar për inciativën që do të ndërmerrte për transformimin e FSK-së në ushtri.
“Jam i vendosur që Kosovën ta bëjmë me ushtri sa më shpejtë të jetë e mundur”, ka thënë Thaçi sot, gjë të cilën e kishte thënë edhe një vit më parë.
“Pas pak presim parakalimin e FSK-së dhe Policisë së Kosovës. FSK është dhe do të mbete njëra prej vlerave me sublime të këtij vendi. FSK dhe Policia janë më të mirat në rajon, janë garancë e stabiliteti të vendit”.












