Presidenti i refuzuar – A është inati ‘kriteri’ i tij për lojën me dekorata

Presidenti i refuzuar – A është inati ‘kriteri’ i tij për lojën me dekorata

Dje, Presidenti Kosovës Hashim Thaçi publikoi një njoftim në Facebook, ku goditi të gjithë refuzuesit e e Medaljes Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, duke theksuar se ai nuk ka dekoruar ndonjërin prej refuzuesve. Për të marrë dekoratë nga ai, tha se ka kritere. “Disa deklarata të individëve janë të pasakta. Askush nuk mund ta […]

“Disa deklarata të individëve janë të pasakta. Askush nuk mund ta refuzojë dekoratën pa qenë i dekoruar”, shkroi Presidenti në Facebook, duke lënë të habitur shumëkë. Thaçi tha se ka në tavolinë mbi 500 emra që janë propozuar të dekorohen, por theksoi se prej tyre ka shqyrtuar vetëm 20, 13 prej të cilëve tashmë janë refuzuar.

“Disa deklarata të individëve janë të pasakta. Askush nuk mund ta refuzojë dekoratën pa qenë i dekoruar [..] Të refuzuarit nuk do të marrin përgjigje publike, sepse nuk dua t’i lëndoj. Të dekoruarit do të njoftohen zyrtarisht”, shkroi Presidenti me një tendencë sulmuese për shkak të refuzimeve të njëpasnjëshme.

Për të dhënë dekorata të tilla, Thaçi tha se ka kritere. Ai shkroi se të dekoruarit e Serbisë nuk mund të dekorohen edhe nga Kosova.

Por, pak minuta pas publikimit të këtij njoftimi të Presidentit, mediat raportuan se njoftimi që kishte dhënë Presidenca ishte një listë ku të gjithë të përmendurit paraqiteshin si të dekoruar.

Në njoftim thuhej kështu: “Lista e personaliteteve të dekoruar nga presidenti Thaçi me Medaljen e 10 Vjetorit të Pavarësisë”. Përfundi kësaj fjalie, pasonin të gjithë emrat e njerëzve, organizatave dhe medieve që kishin marrë dekoratë.

Njoftimi zyrtar i Presidencës për të dekoruarit

 

Këtë fakt, Zyra e Presidentit nuk e ka shpjeguar ende, përkundër insistimit të Periskopit që të marrë një përgjigje.

Dhe, pretendimi i Presidentit u rrëzua lehtë, sepse vetë zyra e tij e kishte njoftuar të kundërtën.

Analisti Imer Mushkolaj, duke publikuar njoftimin zyrtar të Presidentit të Kosovës për dekorata, reagoi pas statusit të tij në Facebook, duke e quajtur atë “lojë të fëlliqtë të Hashim Thaçit”.

“Nji lojë e fëlliqtë e Hashim Thaçit. Zyrtarisht nga Presidenca është thënë se personalitete, media, organizata e institucione “janë dekoruar”, tash presidenti po thotë se janë vetëm ‘të propozuar’”, shkroi Mushkolaj.

Publicistja Flaka Surroi në Facebook publikoi po ashtu njoftimin e tij, duke thënë se “rrena i ka këmbët e shkurtra”.

Surroi i dha një përgjigje Thaçit edhe për ‘kriterin’ e tij që të mos dekorojë ata që i kishte dekoruar Serbia.

“Dekoratë të Serbisë e ka merituar më së shumti vetë Thaçi me “marrëveshjen historike”. E besoj Vuçiqi do t’ia bëjë qejfin”, shkroi ajo.

Dhe krejt në fund, edhe një këshillë falas nga Flaka Surroi për Hashim Thaçin.

”Inati është këshilltar i keq: t’i qet krejt duqat në sipërfaqe”.

Fakte se Presidenti Thaçi nuk kishte të drejtë në pretendimin e tij publikoi edhe gazetari Enver Robelli. Përkundër se presidenca e kishte fshirë nga faqja zyrtare njoftimin për të dekoruarit, në kompjuterin e Robellit kishin mbetur gjurmët, duke e publikuar në Facebook linkun.

Ai, këtë veprim të Presidentit Thaçi e përshkroi me një thënie të gjuhës latine.

“Të gabosh është njerëzore, por të insistosh në gabim është djallëzore”, ishte fjalia që Robelli nxori në Facebook.

Si rrodhi historia e refuzimeve që e inatosën Thaçin?

Arsyetimi më i përafërt i refuzimeve nga të gjithë ishte ai se Hashim Thaçi është njeriu që i ka bërë dëme të mëdha Kosovës, prandaj edhe refuzojnë dekoratën nga ai.

I pari që refuzoi këtë dekoratë ishte deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili kishte thënë se “refuzoj të pranojë dekoratë nga një person si Thaçi”.

“Dekorata e dhënë prej tij nuk më bën nder as mua e as ndonjë luftëtari të UÇK-së. Refuzoj të pranojë dekoratë nga ai i cili shet tokë të Kosovës sot ashtu sic deri më tani i shiti idealet e luftës se UÇK-së”, kishte shkruar Selimi.

Dekoratën e Thaçi e refuzoi edhe publicisti Veton Surroi, i cili Presidentin e konsideron njeri të rrezikshmë, pavarësisht se kanë qenë bashkë në disa procese të rëndësishme për Kosovën.

Surroi kishte thënë se “i pandershmi nuk mund të më nderojë as mua e aq më pak këtë vend”.

“Konsideroj se Hashim Thaçi është përgjegjësi kryesor për kapjen e shtetit, izolimin e tij, vjedhjen e tij, varfërimin e tij material, mendor e shpirtëror, zbrazjen e tij prej një të dhjetës së popullatës për dhjetë vjet pavarësie, humbjen e konsensusit politik e perspektivës së të rinjve brenda tij…Me përjashtim të okupatorëve, nuk ka pasur njeri që i ka bërë kaq dëm vendit”, kishte shkruar Surroi.

Një tjetër refuzim që si duket e ka inatosur Presidentin Thaçi ishte ai nga akademiku Rexhep Qosja, i cili i kishte dhënë përkrahje në fillimet e pushtetit të tij. Por gjërat kanë ndryshuar. Qosja tash Thaçin e akuzon për kapje të shtetit. Gjuha e tij sot i ngjan asaj të Vetëvendosjes.

Në statusin e tij Thaçi e sulmoi personalisht Qosjen, duke e ditur se Qosja kishte marrë dekoratë për “7 Korrikun” nga shteti serb në vitin 1975.

“E refuzoj sepse është çmimi i dhënë prej një regjimi, i cili me politikën e brendshme dhe me politikën e jashtme i ka sjellë dhe po i sjell shumë dëme dhe komprometime shtetit të Kosovës sot”, kishte shkruar Qosja në llogarinë e tij në Facebook.

Presidentit Thaçi dekoratën ia refuzoi edhe Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi. Këtë refuzim e bëri nga burgu.

“Si mund te dekorohem për merita lufte kur unë po mbahem padrejtësisht ne burg gjoja për krime lufte? Prandaj dekorata e tillë për mua është e papranueshme, për aq sa unë mbahem dhe dënohem padrejtësisht. Unë refuzoj këtë dekorate duke mos pranuar kështu te jam i fyer nga hipokrizia!”, thuhej në letrën e Selimit.

Thaçit dekoratën ia refuzoi edhe Fatmir Limaj, i cili dikur ishte krahu i tij i djathë kur të dy ishin pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Limaj, ndryshe nga të tjerët nuk kishte bërë ndonjë njoftim publik për këtë refuzim.

Pati edhe refuzime të tjera, që nganjëherë dukej se ndodhnin në mënyrë zinxhirore dhe se ndikoheshin nga refuzimet paraprake.

Jakup Krasniqi, Bilall Sherifi, Agim Vinca, familja e Komandant Drinit, Radio Kosova e Lirë, janë edhe disa emra e subjekte tjera që refuzuan të dekorohen nga Thaçi.

I mbetet Presidencës që të sqarojë përfundimisht nëse personat ishin vetëm të propozuar, apo që Thaçi ka vepruar emocionalisht nga refuzimet e shumta, kur ka shkruar statusin në Facebook. /Periskopi/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?