Presidenti i Filipineve rendit arsyet: Mos bëni seks me kondom

Presidenti i Filipines Rodrigo Duterte është i njohur për deklaratat e tij kontraverse dhe famëkeqe. Këtë javë ai ka bërë thirrje për mos-përdorimin e prezervativëve sepse ato “nuk sjellin kënaqësi”. Normalisht, bisedimet mbi planifikimin familjar do të përfshijnë avokimin për përdorimin e informuar të kontraceptivëve, siç janë pilulat dhe kondomët. Ai filloi duke pohuar mbipopullimin […]
Normalisht, bisedimet mbi planifikimin familjar do të përfshijnë avokimin për përdorimin e informuar të kontraceptivëve, siç janë pilulat dhe kondomët.
Ai filloi duke pohuar mbipopullimin si shkakun e varfërisë, mungesën e burimeve dhe vendeve të punës. Ai pastaj inkurajoi turmën që të përfitonte nga programet e planifikimit familjar të qeverisë, të cilat përfshijnë pilula të lira kontraceptive, raporton “Theculturetrip”, transmeton Periskopi.
“Unë nuk jam duke u përpjekur të bëhem qesharak, thjesht ndiqni programin e qeverisë. Ka pilula falas. Mos përdorni prezervativ sepse nuk ndiheni mirë,” tha ai.
Shkurajimi i përdorimit të prezervativëve në Filipine është shqetësues, duke pasur parasysh se vendi është identifikuar si i infektuar me rritjen më të shpejtë të HIV-it në Azi-Paqësor në vitet e fundit.
Nga viti 2010-2016, filipinasit kanë parë një rritje prej 140% të të prekurve nga infektimi me HIV.
Dhe kjo pritet të rritet vazhdimisht nëse nuk ndërmerren veprime serioze për të adresuar çështjen./Periskopi/













