Premtimi i harruar i Ramush Haradinajt

Premtimi i harruar i Ramush Haradinajt

Kur kryeministri aktual i Kosovës, Ramush Haradinaj kërkonte votat e popullit për të arritur në postin që ka, ndër të tjera, prindërve u kishte premtuar nga 10 euro në muaj për një fëmijë. Ai kishte marrë shembull Maqedoninë që kjo shumë shkon deri në 40 euro në muaj. “Nëse Maqedonia mundet me japë shtesa fëmijëve, […]

Kur kryeministri aktual i Kosovës, Ramush Haradinaj kërkonte votat e popullit për të arritur në postin që ka, ndër të tjera, prindërve u kishte premtuar nga 10 euro në muaj për një fëmijë. Ai kishte marrë shembull Maqedoninë që kjo shumë shkon deri në 40 euro në muaj.

“Nëse Maqedonia mundet me japë shtesa fëmijëve, 40 euro për fëmijë, 80 euro për fëmijën që ka vetëm një prind. Pse nuk na ka shkuar mendja deri sot, edhe neve, me ja nis dikun”, kishte thënë Haradina.

Tutje ai thoshte që nëse shteti nuk ka buxhet për të dhënë këtë shumë deri sa fëmija të rritet, të paktën deri në moshën 7 vjeçare do t’ua ndante.

“Nëse nuk kanë mundur 40, kanë mujtë 20. Nëse s’kanë mujtë deri në moshën 18 vjeç, kanë mujtë bile deri në 7 vjeç”, kishte thënë grave, gjatë një tubimi në kinema, Ramush Haradinaj.

Gjashtë muaj pas këtij premtimi kryeministri nuk ka bërë asgjë për këtë çështje. Gazeta Express ka dërguar pyetje në adresë të Qeverisë së Kosovës, lidhur me atë se kur planifikohet të zbatohet ky premtim, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigjje.

Kjo ide ishte mirëpritur nga prindërit, madje të njejtën ide e kishte prezantuar pas Haradinajt edhe kandidati për kryeministër nga VV-ja, Albin Kurti.

Sidoqoftë, Haradinaj ende nuk ka ndërmarrë asgjë për këtë premtim. Ndryshe, për këtë gjashtëmujor sa ai është në pushtet është kritikuar shumë nga shoqëria civile dhe qytetarët, njëherë për numrin e madh të zëvendësministrave, pastaj për pushimet luksoze, deklaratat skandaloze ndaj gazetarëve etj.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?