Populli zviceran më i armatosuri në botë – kjo është arsyeja përse nuk ka vrasje masive

Populli zviceran më i armatosuri në botë – kjo është arsyeja përse nuk ka vrasje masive

Zvicra nuk ka pasur sulme masive që nga viti 2001, kur një person kishte shtënë në drejtim të parlamentit në Zug, ku kishte vrarë 14 persona dhe më pas veten. Rreth 2 milion njerëz posedojnë armë në një komb prej 8.3 milion banorëve. Në vitin 2016, vetëm 46 vrasje kishin ndodhur me armë. Shkalla e […]

Rreth 2 milion njerëz posedojnë armë në një komb prej 8.3 milion banorëve. Në vitin 2016, vetëm 46 vrasje kishin ndodhur me armë. Shkalla e përgjithshme e vrasjeve është afër zeros.

Shoqata Ndërkombëtare e Armëve shpesh i referohet Zvicrës për të argumentuar se shumë rregulla për pronësinë e armëve nuk janë të nevojshme.

Në vitin 2016, NRA tha se shteti evropian ka shkallën më të ulët të vrasjeve përderisa miliona njerëz kanë në pronësi armë dhe armë të gjuetisë që as leje nuk kërkohet, raporton “The Independent”, transmeton Periskopi.

Por Zvicra ka rregulla specifike dhe instruksione për përdorimin e armëve. “Business Insider” hodhi një sy të kaluarës së vendit për të parë se pse ka shkallë më të ulët të dhunës me armë sesa SHBA.

Zvicra është e obsesionuar në marrjen e të drejtës për posedim të armëve. Çdo vit, ajo mban një garë të shtënave për fëmijët e moshës 13-17 vjeç.

Knabenschiessen në Cyrih është një festival tradicional vjetor që daton në vitet 1600. Pasja e një qytetarie të armatosur ndihmoi në mbajtjen e neutralitetit zviceran për më shumë se 200 vjet.

Pozicioni i Zvicrës është në një pozicion “neutral të armatosur.”

Zvicra nuk ka qenë pjesë e një konflikti të armatosur ndërkombëtar që prej vitit 1815, por shumë ushtarë kanë ndihmuar në sjelljen e paqes në gjithë botën.

Shumë zviceranë pronësinë e armëve i shohin si pjesë e detyrës patriotike për të mbrojtur vendin e tyre.

Shumica e njerëzve zviceranë duhet të mësojnë se si të përdorin një armë.

Ndryshe nga SHBA, Zvicra ka shërbim ushtarak të detyrueshëm për burrat.

Të gjithë meshkujt ndërmjet moshës 18 dhe 34-vjeç gjykohen “të aftë për shërbim” të cilëve u jepet një pistoletë ose një pushkë për t’u trajnuar.

Pasi ata të përfundojnë shërbimin ushtarak, mund të blejnë armë, por ata duhet të marrin një leje për ato.

Në vitet e fundit, qeveria zvicerane ka votuar për të zvogëluar madhësinë e forcave të armatosura të vendit.

Ligjet zvicerane janë të dizajnuara për të parandaluar të gjithë ata që janë të dhunshëm ose të paaftë të mbajnë armë.

Zvicra është gjithashtu një nga vendet më të pasura, më të shëndosha dhe, me disa masa, më të lumtura në botë.

Rreth botës, ligjet më të forta të armëve kanë qenë të lidhura me më pak vdekje me armë. Kjo ka ndodhur edhe në Zvicër./Periskopi/

200.jpg

fort.jpg

sewl.jpg

rich.jpg

fur.jpg

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?