Politikani serb: Vuçiq do t’ia dorëzojë Kosovës karrigën në OKB

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë (Narodna stranka Srbije) Vuk Jeremiq ka deklaruar se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuëqi ka ndërmend që shumë shpejt Prishtinës t’ia dorëzojë karrigen në Kombet e Bashkuara në mënyrë që Perëndimi t’ia lejojë mbetjen në pushtet. “Ai së shpejti do t’ia mundësojë Kosovës karrigen në Kombet e Bashkuara . Vuçiq […]
Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë (Narodna stranka Srbije) Vuk Jeremiq ka deklaruar se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuëqi ka ndërmend që shumë shpejt Prishtinës t’ia dorëzojë karrigen në Kombet e Bashkuara në mënyrë që Perëndimi t’ia lejojë mbetjen në pushtet.
“Ai së shpejti do t’ia mundësojë Kosovës karrigen në Kombet e Bashkuara . Vuçiq këtë ua ka premtuar të huajve pasi ka bërë shumë koncesione, para së gjithash rreth krimit të organizuar, shpëlarjes së parave dhe tregtinë me armë. Ai duhet ta bëjë këtë për të mbetur në pushtet”, citon tv nasha të ketë thënë ai.
Jeremiq mendon se Vuçiq në Berlin e ka dhënë betimin e vet se do ta nënshkruajë marrëveshjen gjithëpërfshirëse e cila Kosovës do t’i mundësojë anëtarësimin në KB.












