Plagosje në Prishtinë, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se në mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Sipas njoftimit, njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas rezultateve të para dyshohej për një person të plagosur. Në të njëjtën kohë është arrestuar një person si […]
Sipas njoftimit, njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas rezultateve të para dyshohej për një person të plagosur.
Në të njëjtën kohë është arrestuar një person si i dyshuar dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet të jetë e përdorur në këtë rast.
Viktima është transferuar në QKUK për trajtim mjekësor dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë.












