Piloti i parë kosovar uron 10-vjetorin e pavarësisë në mënyrë të veçantë (Foto)

Pilot oficeri i parë i Kosovës së pavarur, Veton Breznica ka uruar kosovarët për 10 vjetorin e pavarësisë. Breznica që njëkohësisht është pilot kosovar i linjave ajrore, ka uruar përmes një postimi në Facebook. “Në pamundësi me festu 10 vjetorin në Prishtinë, e ngrita flamurin në anije në Doha! Urime #Kosovë! #Kosova10 #10vjetshtet”, ka […]
Pilot oficeri i parë i Kosovës së pavarur, Veton Breznica ka uruar kosovarët për 10 vjetorin e pavarësisë.
Breznica që njëkohësisht është pilot kosovar i linjave ajrore, ka uruar përmes një postimi në Facebook.
“Në pamundësi me festu 10 vjetorin në Prishtinë, e ngrita flamurin në anije në Doha! Urime #Kosovë! #Kosova10 #10vjetshtet”, ka shkruar ai.
Breznica është shkolluar në Zelandë të Re dhe Britani.
Vetoni më 2014 diplomoi nga RAF Cranwell si Pilot Oficer dhe u kualifikua edhe si instruktor me aeroplanët pa motor në shkollën qendrore të fluturimit të kadetëve ajror në Mbretërinë e Bashkuar ku edhe është anëtar nderi i skuadriljes 643 në Syerston.
Breznica me 2016 pranoi medalje të artë nga Presidenti i Irlandës për arritje të jashtëzakonshme personale.
















