Petkoviq flet për vrasjen e Ivanoviqit, akuzon partinë e Vuçiqit për zullum mbi serbët e Kosovës

Petkoviq flet për vrasjen e Ivanoviqit, akuzon partinë e Vuçiqit për zullum mbi serbët e Kosovës

Politikani serb nga Kosova, Sllavisha Petkoviq, në një intervistë për “Tabloid” ka folur rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe ndërhyrjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiq. “Që nga ardhja në pushtet e SNS-së, shumë serb në veri janë sulmuar. U janë gjuajtur bombat nëpër shtëpi, u janë djegur veturat, është rrahur dekani dhe profesorë tjerë. Dhe […]

“Që nga ardhja në pushtet e SNS-së, shumë serb në veri janë sulmuar. U janë gjuajtur bombat nëpër shtëpi, u janë djegur veturat, është rrahur dekani dhe profesorë tjerë. Dhe për fat të keq është dashtë të ndodhë vrasja e Oliver Ivanoviqit që serbët në Kosovë të thonë mjaft, dhe se më nuk do ta durojnë zullumin e SNS-së” thotë Petkoviq, transmeton televizioni publik.

Sipas Petkoviqit në veri të Kosovës është instaluar një sistem kriminal, që si qëllim ka mbajtjen në frikë të serbëve.

Një ditë pas vrasjes së Ivanoviqit, Aleksandar Vuçiq merr vendim që Ivanoviq të varroset në varrezat “Aleji” në Beograd. Por a varrosen “tradhtarët” në “Aleji”.

“Vuçiqi duhet të përgjigjet në pyetjet nëse ai dhe partia e tij qëllimisht kanë gënjyer apo Oliveri përnjëmend ishte tradhtar, ashtu si] kanë thënë ai”, është shprehur Petkoviq.

Petkoviq ka folur edhe për njeriun më kontravers në veri të Mitrovicës, Millan Radojqiqin.

“Millan Radojçiq udhëheq me Listën Serbe, ndërsa Zoran Milojeviq Zela është drejtor i ‘Telekom Kosova’. Kjo është fotografia e regjimit të Aleksnadar Vuçiqit dhe personelit të tij, të cilët e kanë kthyer në të zezë veriun e Kosovës. Sa e di unë Policia e Kosovës dhe EULEX-i pas vrasjes së Ivanoviqit do të merren edhe me kriminelët në Veri. Dhe janë në pyetje ditët kur të tillët do të përfundojnë në vendet që i meritojnë, në burg. Përveç nëse Vuçiqi, e që mund të pritet, nuk u siguron vendstrehim në Serbinë qendrore”, shton Petkoviq.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?