Përgjigjet e Serbisë dhënë Kosovës lidhur me vrasjen e Ivanoviqit

Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka marrë përgjigje në dy kërkesa nga pesë sa u janë dërguar autoriteteve serbe në lidhje me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka konfirmuar marrjen e përgjigjeve në kërkesat e dërguara. “Nga 5 kërkesa që i kemi përcjellë tek autoritetet serbe, nga prokurorët e rastit […]
Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka marrë përgjigje në dy kërkesa nga pesë sa u janë dërguar autoriteteve serbe në lidhje me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka konfirmuar marrjen e përgjigjeve në kërkesat e dërguara.
“Nga 5 kërkesa që i kemi përcjellë tek autoritetet serbe, nga prokurorët e rastit Ivanoviq deri më tani kemi marrë përgjigje në dy prej tyre dhe kemi ripërsërit kërkesën tonë për tri kërkesat e hershme që të kthejnë përgjigje në lidhje me kërkesat qe ua kemi dërguar”, tha Tahiri për kallxo.com
Ministria e Drejtësisë më herët u ka dorëzuar informata autoriteteve të Serbisë, përmes Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq.
Politikani serb, Oliver Ivanoviq, u vra më 16 janar para zyrës së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.
Autorët e kësaj vrasjeje ende nuk dihen.












