Përfundon mbledhja e Kryesisë, Veseli: Jam i bindur se nesër kalon demarkacioni

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka njoftuar se në këtë mbledhje të gjatë janë caktuar tri seanca. “Kemi caktuar tre seanca. Është vazhdimi i seancës së nesërme për demarkacionin, kemi caktuar seancë plenare për të mërkurën me 30 pika të rendit të ditës, si dhe për […]
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka njoftuar se në këtë mbledhje të gjatë janë caktuar tri seanca.
“Kemi caktuar tre seanca. Është vazhdimi i seancës së nesërme për demarkacionin, kemi caktuar seancë plenare për të mërkurën me 30 pika të rendit të ditës, si dhe për të hënën më 5 mars seancë solemne për nder të Epopesë së UÇK-së”, tha Veseli para gazetarëve, raporton Periskopi.
“Unë e di që shënimi i kufirit me Malin e Zi duhet të përfundojë dhe duhet të përfundojë procesi i liberalizimit të vizave. Jam i bindur se do të kalojë”, tha Veseli
I pyetur se nëse lidershipi i vendit po kërkon më shumë votat e Vetëvendosjes apo të Listës Serbe për të kaluar këtë marrëveshje, ai tha se është i fokusuar te 81 votat e nevojshme për të kaluar marrëveshja.
“Jemi të fokusuar te 81 votat që janë substanciale për të kaluar marrëveshja për kufirin. Besoj se do të ketë reflektim. Ratifikimi duhet të ndodh sepse është interes strategjik i Republikës së Kosovës. Askush nuk ka të drejtë të marrë barrën e patriotizmit”, tha Veseli. /Periskopi/













