Për një vit propaganda ruse shpenzoi në Europë sa krejt buxheti vjetor i Kosovës

Për një vit propaganda ruse shpenzoi në Europë sa krejt buxheti vjetor i Kosovës

   Lideri social demokrat nga Vojvodina, Nenad Çanak, në një intervistë për Radion Europa e Lirë, ka folur për rrezikun rus në Ballkanin Perëndimor. Çanak, mes shumë akuzave për administratën agresive të Putinit, ka treguar shumën marramendëse që rusët e kanë shpenzuar për propagandë në kontinentin e Europës në vitin 2017. “Sipas disa informacioneve të […]

 

 Lideri social demokrat nga Vojvodina, Nenad Çanak, në një intervistë për Radion Europa e Lirë, ka folur për rrezikun rus në Ballkanin Perëndimor.

Çanak, mes shumë akuzave për administratën agresive të Putinit, ka treguar shumën marramendëse që rusët e kanë shpenzuar për propagandë në kontinentin e Europës në vitin 2017.

“Sipas disa informacioneve të disponueshme për mua, në vitin e kaluar 2017, administrata ruse ka shpenzuar rreth 1.8 miliardë euro për propagandë në kontinentin e Evropës dhe sidomos në zonat e margjinalizuara, dhe veçanërisht në Ballkan,” ka treguar Nenad Çanak, transmeton Periskopi.

Me fjalë të tjera, sipas tij, kemi ardhur në pozicionin që kjo makinë propagandistike ruse kombinon gjithçka para nesh dhe krijon një kornizë për funksionimin efikas të shërbimit rusë. Lideri vojvodinas, ka thënë se nga ana tjetër, BE-ja, duke mos e marrë këtë mjaft seriozisht, përcaktoi vetëm 400,000 euro si kundërvënie ndaj propagandës ruse.

“Tani kjo çështje po bëhet gjithnjë e më aktuale sepse kuptohet se kjo është një luftë krejtësisht e pabarabartë, që propaganda ruse po bëhet gjithnjë e më e pranishme, gjithnjë e më agresive dhe që tani praktikisht arrijmë në pozicionin që politika e plotë e jashtme e Rusisë është e përqendruar në marrjen e një pozite negociuese për të ardhmen drejt BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.”, ka shtuar Çanak në një intervistë për Europen e Lirë Nenad Canak, kryetar i Lidhjes Social Demokrate të Vojvodinës dhe kryetar i komisionit parlamentar për Integrime europiane në Parlamentin e Serbisë.

Ndërsa, për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, lideri i LSV, asnjëherë nuk e ka drejtuar gishtin drejt rusve, por thekson se interest ruse në këtë kohë janë të afërta me klimën që krijojnë vrasje të tilla politike. Sipas tij, e ashtuquajtura Qendra Humanitare Ruse në Nish është bërthamë e një baze ushtarake dhe Çanak pohon se ka indikacione se në këtë qendër është përgaditur puçi i vitit të në Mal të Zi. Intervista është dhënë në Radion Europa e Lirë në gjuhën serbe.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?