PDK-ja pa unitet për Demarkacionin, i ikë një votë

PDK-ja pa unitet për Demarkacionin, i ikë një votë

PDK nuk i ka të gjithë deputetët që do t’ia votojnë demarkacionin, ani pse kreu i partisë, Kadri Veseli, ka filluar të flasë për votat e subjekteve tjera. Nuk dihet nëse Grupi Parlamentar i PDK’së kanë biseduar mes vete, por publikisht ka kundërthënie në deklaratat e tyre. Shefi i GP, Memli Krasniqi thotë se partia […]

PDK nuk i ka të gjithë deputetët që do t’ia votojnë demarkacionin, ani pse kreu i partisë, Kadri Veseli, ka filluar të flasë për votat e subjekteve tjera. Nuk dihet nëse Grupi Parlamentar i PDK’së kanë biseduar mes vete, por publikisht ka kundërthënie në deklaratat e tyre. Shefi i GP, Memli Krasniqi thotë se partia ka qëndrim unik për këtë çështje, ndërsa deputeti Nait Hasani vazhdon me avazin e vjetër kundër Demarkacionit. Madje këtë e ka demonstruar duke shkuar në mot të ligë në Çakorr.

Partia Demokratike është deklaruar që nga fillimi pro demarkacionit. Edhe pse deputeti Nait Hasani ishte kundërshtues i marrëveshjes së demarkacionit, Veseli ka thënë se të gjithë deputetët e partisë së tij e votojnë.

Dje Nait Hasani i ka bërë një vizitë Çakorrit, e prej atje ka treguar se nuk i ka ndërruar qëndrimet dhe se vazhdon të mendojë që ‘Demarkacioni nuk duhet të kalojë’.

Në unitet të deputetëve për Demarkacion, thirret edhe Memli Krasniqi, Shef i Grupit Parlamentar të PDK’së. Ai për Gazetën Express ka thënë se brenda partisë së tij ka qëndrim të unifikuuar për çështjen në fjalë.

“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do ta votojë ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi me një qëndrim të unifikuar, dhe kjo pa përjashtime”, ka thënë Krasniqi.

Gazeta Express ka provuar të marrë një qëndrim rreth deputetit, nëse do të votojë kundër ose pro demarkacionit, të mërkurën kur pritet të hedhet në votim, por ai ka qenë i paqasshëm.

Ndryshe, kryetari i PDK’së, pasi ka përshendetur të gjitha marrëveshjet mes partive që u bënë për të arritur konsensus rreth votimit të demarkacionit, po angazhohet edhe për dy-tri votat që po i duhen koalicionit qeverisës dhe LDK’së për të arritur shumicën e kualifikuar (votat e 2/3 së deputetëve)  për t’u ratifikuar Demarkacioni.

Duke mos marrë parasysh shëtitjet e deputetit Hasani nëpër Çakorr, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është i bindur se në seancën e të mërkurës do të sigurohen votat për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit.

Duke llogaritur si të qena të gjitha votat e deputetëve të LDK’së, PDK’së, AAK’së, Nismës, pakicave joserbe dhe deputetëve pa grup paralamentar, gjithsej janë 78 vota, përfshirë këtu edhe votën e Nait Hasanit, që akoma s’dihet saktë nëse do të jetë pro ose kundër.

Për ratifikim të marrëveshjes po iu nevojitën edhe dy vota nga Vetëvendosje apo Lista Srpska.

Veseli ka thënë mbrëmjen e së dielës se ka deputetë të Vetëvendosjes që janë të gatshëm për votim të Demarkacionit, edhe pse partia e Albin Kurtit kundërshton ashpër, duke besuar se demarkimi i kufirit me Malin e Zi i humbë Kosovës 8200 hektarë.

“Dihet një fakt se Lëvizja Vetëvendosje, përveç segment të caktuar që ka një gatishmëri ndoshta individuale të votohet demarkacioni, të shohim ditën e mërkurë, është edhe Lista Serbe e cila ende nuk e ka shprehur qëndrimin e vet”, ka thënë ndër tjera Veseli në një intervistë për Ekonomia Online. /Express/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?