“PDK është unike për votimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi”

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se partia e tij e përkrahë në tërësi marrëveshjen mes Malit të Zi dhe Kosovës në lidhje me demarkacionin, shkruan Periskopi. “Kemi dallime rreth terminologjisë për të arritur një term të përbashkët i cili i adreson shqetësimet apo percepcionet e grupeve parlamentare që e kanë […]
“Kemi dallime rreth terminologjisë për të arritur një term të përbashkët i cili i adreson shqetësimet apo percepcionet e grupeve parlamentare që e kanë shpreh grupet parlamentare pro marrëveshjes. PDK është unike për marrëveshjen me demarkacionin veçanërsisht pas takimeve mes dy presidenteve atij të Kosovës dhe të Malit të Zi,” u shpreh Krasniqi.
Për më tepër ai kritikoi deputetët të cilët nuk duan ta votojnë marrëveshjen me demarkacionin me Malin e Zi. “Është shqetësuese të shohim këtë agoni për të mos ua sjellur liberalizimin e vizave qytetarëve kosovarë. Çdo mosvotim është e vonë për neve kur e kemi parasysh që shumë shpejtë do të kemi vizita nga Bashkësia Ndërkombëtare. Jemi të interesuar të gjejmë një zgjidhje që me sukses i jep epilog kësaj situate, andaj e shohim shumë problematike që për çështje procedurale nuk futet në votim. Ne sot fatkeqësisht kemi probleme vetëm për cështje terminologjikë që më shumë kanë të bëjnë me formën dhe jo me substancën.”/Periskopi/












