Pasi tentoi ta dhunojë, 37-vjeçari vrau 55-vjeçaren në shtëpinë e saj në Gjakovë

Pasi tentoi ta dhunojë, 37-vjeçari vrau 55-vjeçaren në shtëpinë e saj në Gjakovë

Ajnishahe Bytyqi, 55 vjeçe, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në fshatin Rogovë të Komunës së Gjakovës, të premten e kaluar. Pasi u krye obduksioni, u konstatua se në trupin e të ndjerës pati shenja dhune. Goditjet në trup e në fytyrë Ajnishahe Bytyqit ia shkaktoi F.G. 37 vjeç, i komunitetit rom, derisa […]

Këtë rast Policia po e cilëson si vdekje të dhunshme, respektivisht vrasje. Përderisa kanë konfirmuar se personi që dyshohet se kreu këtë vrasje tashmë ndodhet nën prangat e policisë.

“Pas shumë veprimeve hetimore Policia ka arritur që pas pesë ditësh të identifikojë dhe të arrestojë kryesin e kësaj vrasjeje: F. G. lindur më 1981, mashkull/rom/kosovar. Me urdhër të prokurorit të shtetit i arrestuari po mbahet në ndalim policor dhe ndaj tij është ushtruar kallëzim penal”, ka njoftuar Policia.

Motra e viktimës, Zyrafete Bytyqi ka treguar për Express se Ajnishahja prej kohësh ishte ndarë nga burri me të cilin kishte dy fëmijë, e njëjta jetonte e vetme në shtëpinë e saj në fshatin Rogovë të Gjakovës.

Pas vdekjes së motrës, Zyrafetja kishte ardhur enkas nga Gjermania për varrimin e saj.

“Unë Ajnën e kam motër, të shtunën kam ardhë prej Gjermanie. Kur kam ardhë krejt shpija ka qenë me policë”, thotë Zyrafetja.

Nga ajo që ka dëgjuar nga fqinjët, Zyrafetja rrëfen për kontaktin e fundit që Ajnishahja e kishte pasur me një fqinje të saj, te e cila kishte ngrënë bukë dhe më pas ishte kthyer në shtëpi për ta bërë gjumin.

“U shku te ni gru të ni kojshike, ka nejt masdarke, ka hanger, ka pi, u ardhë me flejt në gjumë në shtëpi. Tani kur u bë të nesërmen kan 9 sahati, nuk e di, lajmi na ka ardhë që Ajna ka vdekë”, rrëfen Zyrafetja.

Ajo thotë se në trupin e Ajnës është parë gjakderdhje, ndërsa e përshkruan se ka pasur shenja dhune në fytyrë dhe trup.

“Shenja dhune, krejt fytyra, trupi. Fytyra e saj u kan zi krejt, tani e kanë marrë policia”, thotë ajo për të motrën.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se pas obduksionit në trupin e Ajna Bytyqit janë vërejtur shenja dhune.

“Fsh. Rugovë, Gjakovë, më 16.02.2018 – 17:50. Lidhur me rastin pas obduksionit të trupit të viktimës femër K/REA është vërejtur shenja dhune që dyshohet për vrasje. Rasti nën hetime”, ka njoftuar Policia.

Për këtë rast Policia dje ka arrestuar 37-vjeçarin F.G. Përderisa Zyrafetja dyshonte se motrës së saj ia mori jetën dikush nga mëhalla e tyre.

“Tash po thojnë që të mëhallës janë, tash kush janë nuk po dihet”, thotë ajo.

Ajna Bytyqi i përkiste komunitetit rom, mësohet se e njëjta ishte memece. Ajo u varros nga familjarët e saj gjatë ditës së martë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?